LAJMI I FUNDIT:

Sarri kërcënon hapur Lazion: Rregullojeni fushën ose gjeni një trajner tjetër

Sarri kërcënon hapur Lazion: Rregullojeni fushën ose gjeni një trajner tjetër

Maurizio Sarri ka paralajmëruar Lazion se mund të kenë nevojë të gjejnë një trajner të ri sepse stili i tij nuk i përshtatet gjendjes aktuale të fushës së klubit në “Stadio Olimpico”.

Ish-trajneri i Chelseat ishte i nervozuar pas barazimit 0-0 me Udinesen dhe pas ndeshjes u ankua në terrenin e lojës, i cili është përdorur si për Lazion ashtu edhe për ndeshjet e Serisë A të Romës dhe Ligës së Evropës këtë sezon.

Sarri i tha DAZN se ai duhej të ndryshonte taktikat e tij për lojën në ngrohje pasi pa gjendjen e terrenit dhe i tha klubit se do të duhej të gjenin një trajner tjetër nëse vazhdojnë të duan të luajnë në atë fushë, në gjendjen aktuale.


Maurizo Sarri paralajmëron Lazion se mund të kenë nevojë për një trajner tjetër për të luajtur në fushën e stadiumit

“Ne kishim përgatitur një sërë lëvizjesh nga prapa, pastaj ndryshuam çdo gjë në ngrohje, sepse të përpiqesh të luash topin në këmbë në atë fushë, është si të lëshosh një bombë”, ka thënë fillimisht trajneri.

“Nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëjë Presidenti, por ai mund të ketë nevojë për një trajner tjetër, sepse unë nuk mund të luaj rregullisht në një terren të tillë, ose shkojmë të luajmë diku tjetër”.

Lazios iu desh të tërhiqte sulmuesin Ciro Immobile në barazimin me Udinese falë një dëmtimi muskulor pas vetëm gjysmë ore lojë.

“Unë jam një trajner që dëshiron që ekipet e tij të bëjnë 700 pasime në çdo lojë, nuk jam i përshtatshëm për këtë lloj fushe, kështu që nëse kjo mbetet fusha, klubi duhet të mendojë për dikë tjetër”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Juventusit.

Barazimi pa që ecuria e Lazios prej katër fitoresh radhazi të ndalet kundër Udineses, megjithatë, kjo është ndeshja e pestë që nuk kanë pranuar gol – diçka që klubi nuk e ka arritur që nga skuadra e Delio Rossi të vitit 2007. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori