LAJMI I FUNDIT:

“Bandat shqiptare kontrollojnë tregtinë e drogës”, mbi 1 mijë shqiptarë në burgjet e Anglisë

“Bandat shqiptare kontrollojnë tregtinë e drogës”, mbi 1 mijë shqiptarë në burgjet e Anglisë

Përkthyesit për kriminelët dhe të dyshuarit shqiptarë i kanë kushtuar 1.2 milion funte qeverisë britanike vitin e kaluar, nga 507.000 sa ishte kostoja në 2017.

Numri i shqiptarëve që janë në burg aktualisht në Angli dhe Uells është 1500, nga 726 që ishte në vitin 2017.


The Sun shkruan se bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve.

Në gusht u raportua se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur. Banda Hellbanianz me bazë në Londrën Lindore ka postuar video ku shfaqen një mori parash dhe makinash.

Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion funte për përkthyes vitin e kaluar, një hap i madh nga 16 milion funte e një viti më parë.

Shumica u përdorën për polakët, 3.2 milion funte nga 2.8 pesë vite më parë. Por në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë një milion polakë dhe 100,000 shqiptarë.

Kriminelët dhe të dyshuarit rumunë kishin nevojë për përkthyes që u kushtonin taksapaguesve 2.7 milionë funta.

Lituanezët patën një faturë prej 805.000 funta dhe rusët 594,000.

Alp Mehmet, nga Migration Watch UK, tha: “Ne nuk po arrijmë të identifikojmë kriminelët në kufi. “Kjo e vë në rrezik serioz sigurinë e qytetarëve”./Abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori