LAJMI I FUNDIT:

​Bislimi: Të ndalohet dezinformata se Qeveria po i mban paratë e nuk po i shpenzon

​Bislimi: Të ndalohet dezinformata se Qeveria po i mban paratë e nuk po i shpenzon
Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka folur sot në Kuvend rreth deklaratave se Qeveria e Kosovës po i mbanë paratë në Thesar dhe po nuk po i shfrytëzon.

Ai para deputetëve të Kuvendit theksoi se është mirë të ndalet kjo dezinformatë, pasi sipas tij nuk i kontribuon askujt.


“…Edhe pse në fakt filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që kudo që ka lekë me i hargju, por aftësia me ndërtu një strategji afatgjate…”, tha Bislimi.

Ai tha se të hyrat buxhetore deri më sot janë 1 miliard e 940 milionë euro, raporton Telegrafi.

“Rritja në krahasim me vitin e kaluar është 12.1 për qind”, tha ai.

Sipas tij, shpenzimet buxhetore deri më sot janë 1 miliard e 716 milionë euro, ndërkaq, në të njëjtin ditë të vitit kaluar ishin 1 miliard 593 milionë euro.

“Sivjet në krahasim me vitin e kaluar janë 123 milionë më të mëdha.. Si rezultat në ditën e sotme të vitit të kaluar në Thesarin e Kosovës kemi pasur mjete në nivelin e 702 milionë euro. Sot kemi 697 milionë euro… d.m.th kemi mjete më pak se vitin e kaluar…”, u shpreh Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori