Anëtari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Driton Qehaja ka thënë se janë tërhequr 500 milionë euro, si pasojë e rrezikut në tregjet ndërkombëtare.
Qehaja duke raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere theksoi se kjo tërheqje është bërë me arsyetimin e pritjes së një momenti më të mirë në bursa.
“Këtë vit çka kemi bërë për me e ul rrezikun, kemi diku rreth 500 milionë euro të tërhequra, i kemi para kesh, të tërhequra nga rreziku, nga tregjet ndërkombëtare dhe presim një moment të mirë për të investuar”, tha Qehaja.
Në këtë mbledhje, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kërkuar llogaridhënie për humbjet e kursimeve në Trust.
“Ku është fondi i Trustit në tregun e brendshëm? Ne kemi nevojë t’i shfrytëzojmë resurset duke i ngritur kapacitetet e brendshme që do të kishte më shumë siguri. Ndërsa, kur i shohim në total, kemi investuar në shumë kontinente dhe shtete 77 për qind të aksioneve. Pastaj, kisha pasur dëshirë me ditë sa kemi humbur në vitin e fundit aksione, ose sa milionë euro ka humbur fondi për shkak të krizës së investimeve jashtë vendit”, tha Shala.
Kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina ka thënë se ka një rënie të vlerës së investimeve 5 deri 6 për qind si rrjedhojë e krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.
“E para, nuk ka humbje. Është mirë ta sqarojmë këtë termë. Në këtë kohë është një lëvizje e vazhdueshme që ndodh në vlerën e aksioneve, ai ndryshon çdo ditë është një çmim ndryshe. Për humbje mund të flasim vetëm atëherë kur ai aksion realizohet. Për momentin kemi lëvizje të ndryshme të çmimit të njësisë. Në vitin 2021, kemi pasur plus 227 milionë euro kthim pozitiv, ndërsa këtë vit mund të kemi një performancë tjetër, ta shohim se si do të mbyllet viti. Ky vit nuk është sfidues vetëm për neve, është besoj për të gjithë botën. Ne jemi duke u munduar të reagojmë drejt dhe arsyeshëm. Po, aktualisht ka një rënie të vlerës së çmimit të njësisë, janë pak e shumë ato që janë raportuar në media. Është tejet relative, ka qenë 5 deri 6 për qind, kështu që ndryshon çdo ditë”, tha Morina.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti theksoi se është mirë që ka pasur kthim pozitiv gjatë viti 2021, por kjo sipas tij nuk e kompenson as inflacionin e sivjetshëm. Për këtë, ai kërkon më shumë politika të kujdesshme nga Trusti.
“Inflacionit s’mund t’i ikim, për çdo lloj investimi i kemi pasojat e inflacioni. Është mirë që në vitin e kaluar ka pasur një kthim pozitiv prej 10.65 për qind, por gati kjo nuk kompenson as inflacionin e këtij viti. Kjo është një bazë për politika më të kujdesshme”, u shpreh Hoti.
Tre e katërta e Trustit janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, derisa drejtues e këtij institucioni u shprehën se korniza ligjore aktuale nuk lejon që të ketë investime direkte në vend.
Pas shqyrtimit, Komisioni unanimisht votoi pro Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë