LAJMI I FUNDIT:

​Opozita kundërshton Florim Isufin për kryesues të Komisionit për Regjistrim të Popullsisë

​Opozita kundërshton Florim Isufin për kryesues të Komisionit për Regjistrim të Popullsisë
Foto: Arkiv

Pas kritikave të opozitës, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shtyrë për një mbledhje tjetër votimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Komisioni nuk arriti të mërkurën të procedojë në Kuvend 16 kandidatë për anëtarë të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë.

Për kryesues të këtij Komisioni është propozuar profesor Florim Isufi, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit.


Megjithatë, opozita ka kundërshtuar kandidatin Isufi për kryesues.

Depututi nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se kryesuesi i propozuar, në këtë rast, Florim Isufi është person jo i duhur, i cili sipas tij ka ndjekur një kauzë politike në procesin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe siç tha ai ka dëmtuar vendin në procesin e liberalizimit të vizave.

“Unë kam rezervat e mija për kryesuesin e Komisionit. Është një person politik dhe në të kaluarën ka ndjekur agjendat politike, lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Nuk besoj që është person i duhur”, tha Hoti.

Të njëjtat kritika dhe vërejtje sikur Hoti pati edhe nënkryetari i Komisionit nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku.

Madje, Lushtaku tha se Isufi aktualisht është këshilltar i kryeministrit.

Deputeti nga Vetëvendosje Eman Rrahmani tha se lakimi i emrit të profesorit Florim Isufi nga deputetët e opozitës është i pa drejtë.

“Të thuhet i pa integritet njeriu që ka mbrojtur territorin e vendit, nuk është e drejt”, tha ai.

Komisioni vendosi që të premten të mbahet edhe një mbledhje për të arsyetuar Zyra e Kryeministrit këtë vendim me emrat e kandidatëve. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori