LAJMI I FUNDIT:

Anuluan divorcin – Sylvester Stallone dhe gruaja e tij shfaqen të lumtur së bashku pasi vendosën t’i japin edhe një mundësi martesës së tyre

Anuluan divorcin – Sylvester Stallone dhe gruaja e tij shfaqen të lumtur së bashku pasi vendosën t’i japin edhe një mundësi martesës së tyre

Sylvester Stallone dhe gruaja Jennifer Flavin u panë krah për krah në Manhattan të New Yorkut të enjten (6 tetor) pasi rregulluan raportet së fundmi.

Stallone, 76 vjeç, ishte veshur me një pulovër të kaltër të errët me pantallona dhe këpucë të zeza.

Ndërkohë, Flavin, 54 vjeç, kishte veshur një bluzë bezhë me mëngë të gjata, me pantallona të bardha dhe një çantë.


Paraqitja e çiftit të Hollywoodit vjen më shumë se një javë pasi ata vendosën të lënë pas mosmarrëveshjet që synonin divorcin.

Ylli i “Rocky” dhe partnerja e tij u panë sërish të lumtur së bashku, teksa dolën për të blerë ushqime në Calabasas, Kaliforni.

Duke mos treguar asnjë shenjë armiqësie, në një moment Sylvester vuri dorën në krahun e gruas së tij dhe dukej se po i tregonte diçka në telefonin e tij, ndërsa të dy buzëqeshnin dhe dukeshin të relaksuar së bashku.

Në fillim të javës së kaluar, u raportua se ylli i filmit dhe gruaja e tij prej 25 vitesh vendosën të takoheshin në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre.

“Ata janë të dy jashtëzakonisht të lumtur”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six.

Pajtimi i tyre vjen një muaj pasi Jennifer bëri kërkesë për divorc nga Sylvester. Burimet për People gjithashtu konfirmuan se dyshja janë rikthyer bashkë.

Ditë përpara pajtimit të tyre, një dosje gjyqësore e zbuluar në një gjykatë në Palm Beach Country, Florida zbuloi se dyshja ranë dakord ‘që është në interesin më të mirë të secilit prej tyre individualisht, dhe më e rëndësishmja kolektivisht si familje, për të zgjidhur të gjitha çështjet që shoqërojnë për zgjidhjen e martesës së tyre në mënyrë dinjitoze, miqësore dhe private jashtë gjykatës’.

Fansat spekuluan se ata u pajtuan në fillim të kësaj jave pasi aktori ndau dy foto të reja në rrjetet e tij sociale ku ai dhe Jennifer kapeshin për dore.

Yjet janë prindër të tre fëmijëve së bashku: vajzat Sophia, Sistine dhe Scarlet.

Sylvester ka gjithashtu një djalë të quajtur Seargeoh me ish-partneren, Sasha Crack. Ai gjithashtu kishte një djalë të quajtur Sage me Sashën, por ai vdiq në vitin 2012 në moshën 36-vjeçare.

Sylvester dhe Jennifer u martuan në maj 1997.

Më 19 gusht, Jennifer bëri kërkesë për divorc nga ai, duke pretenduar se ai “u përfshi në shpërndarjen, shterimin dhe/ose shpërdorimin e qëllimshëm të aseteve martesore, gjë që ka pasur një ndikim negativ ekonomik në pasuritë bashkëshortore”.

Aktori i njohur atë kohë i kishte mohuar të gjitha akuzat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina
Publikohet

Publikohet "Ma Bella" nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Magazina
Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës

Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës "Global Man & Co": Njeriu që sfidon suksesin

Magazina
Kalo në kategori