LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane vendos dy termocentrale lundruese në Vlorë, mbulojnë 15 për qind të konsumit të energjisë në vend

Kompania amerikane vendos dy termocentrale lundruese në Vlorë, mbulojnë 15 për qind të konsumit të energjisë në vend

Zëvendës kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku, njëkohësisht edhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se dy termocentralet lundrues të prodhimit të energjisë që janë vendosur në Vlorë do të ndihmojnë vendin në përballimin e krizës energjetike.   

Në një postim në Facebook. Balluku ka publikuar foto nga vizita e djeshme e bërë në të dy termocentralet e shoqëruar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.


“Dy njësi gjeneruese që do të mbulojnë 15 për qind të konsumit vendas dhe që janë brenda të gjitha kritereve. Falënderoj ambasadoren Kim për të gjithë mbështetjen dhe angazhimin e saj, si dhe Excelerate Energy, që këto dy anije, kaq shumë të kërkuara sot në botë, të vinin në vendin tonë”, ka thënë Balluku.

Dy njësitë e prodhimit të energjisë të vendosura në Vlorë nga kompania amerikane Excelerate Energy pritet të fillojnë prodhimin e energjisë në Janar të vitit që vjen.

Prodhimi i të dy termocentraleve lundruese që do të punojnë me naftë llogaritet në 114 megavat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori