LAJMI I FUNDIT:

DHJETOR: PËR ELIZËN

DHJETOR: PËR ELIZËN

Poezi nga: William Faulkner
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ku fluturoi pranvera që njohëm bashkë?
Çdo degë e vitit të shkuar mbet’ e xhveshur;
Por duart e tua si rroknin dimrin pashë
T’ia shkundnin shiun dhe ta linin të qeshur.


Sikur të shkundej nga pem’ e gjumit trishtimi,
Dhe të mbytej ndër ujrat që shpërthen pranvera,
Nuk do t’i mbetej ditës grimë dëshpërimi,
Gjithë vitin e hidhur s’do t’më mbetej zemra.

Për zemrën e mjerë m’ishe lule me erë,
M’ëmbëlsoje pranverën edhe kur vonohej;
Ishe flladi që tek unë sillte pranverë
Brenda një kopshti që vazhdonte të shkretohej.

Ishe vetë pranvera, çdo maj e qershor
Në shtatin tënd shndrinte, por tani veç mërzi,
Gjithnjë shi, hëna shuar, dielli ndrit me zor,
Gjithë bota errësirë, o Bukuri.

________

PO ASHTU: DHJETOR: ELIZËS (përkthyer nga Faslli Haliti)

Në trend Kultura

Më shumë
Grave

Grave

Fjala+
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
PËRDHUNIMI

PËRDHUNIMI

Fjala+
PËRKORJE

PËRKORJE

Poezi
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
MBRETI I TULËS

MBRETI I TULËS

Poezi
Kalo në kategori