LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Do të ndërhyj direkt në taktikat e Monzas

Berlusconi: Do të ndërhyj direkt në taktikat e Monzas
(Foto: Corriere)

Monza regjistroi fitoren e parë në Serie A duke e mposhtur Juventusin në debutimin e trajnerit Raffaele Palladino, ndërsa patroni Silvio Berlusconi nuk ka hezituar të marrë meritat.

Ish-kryeministri italian ka qenë president i Milanit për tri dekada dhe pasi e klubin e madh, e nisi nga fillimi me Monzan që nga liga amatore.

Së bashku me shefin ekzekutiv, Adriano Galliani (po ashtu ish-epror te Milani), e ngritën klubin deri në promovim më elitën e futbollit italian.


Në gjashtë ndeshjet e para në Serie A morën vetëm një pikë, ashtu që u shkarkua trajneri Giovanni Stroppa dhe u zëvendësua me trajnerin e të rinjve, Palladino, i cili iu gëzua fitores së parë.

View this post on Instagram

A post shared by Silvio Berlusconi (@silvioberlusconi_official)

“Promovimi i Monzas në Serie A pas 110 vitesh më dha më shumë kënaqësi sesa fitimi i Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar 85-vjeçari për Telelombardia.

Juventusi pëson nga Monza, regjistron humbjen e parë në Serie A
Lexo po ashtu Juventusi pëson nga Monza, regjistron humbjen e parë në Serie A

Berlusconi është i njohur për përfshirje në punën e trajnerëve dhe madje i ka kritikuar publikisht që nuk i kanë dëgjuar këshillat e tij taktike apo i ka marrë meritat kur e kanë dëgjuar dhe kanë pasur sukses. Dhe të njëjtën gjë planifikon ta bëjë te klubi i ri.

“Do të ndërhyj drejtpërdrejt me këshilla, njësoj siç kam bërë me të gjithë trajnerët e mi te Milani. Palladino është një trajner që e njoh mirë prej kohës së tij me akademinë e të rinjve te Monza dhe vendosa, së bashku me Adriano Gallianin, ta vëmë skuadrën në duart e tij, sepse në pikëpamjet tona, ai e meriton”.

“Në të njëjtën kohë, nuk ka dyshim se do të merrem drejtpërdrejt me situatën, sepse e kam dëshmuar se në futboll di si t’i arrij objektivat që i vendos”, ka deklaruar Berlusconi. /Telegrafi/