LAJMI I FUNDIT:

Reagoi për 11-vjeçaren por jo edhe për rastet kur kolegët e saj nga estrada u akuzuan për dhunim – Dafina Zeqiri iu përgjigjet kritikuesve

Reagoi për 11-vjeçaren por jo edhe për rastet kur kolegët e saj nga estrada u akuzuan për dhunim – Dafina Zeqiri iu përgjigjet kritikuesve
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e zëshme këto ditë në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar disa statuse të njëpasnjëshme duke shprehur shqetësimet e saj për rastin e fundit që ka tronditur opinionin në Kosovë – atë të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona.

Me replikave të ndryshme në rrjetin social Twitter, Dafina ka hasur edhe në komente të fansave, të cilët pyesnin se pse ajo nuk ka reaguar njëlloj kur për raste abuzive janë akuzuar kolegët e saj nga estrada.


Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina e inatosur zgjodhi një kundërpërgjigje të ashpër, duke thënë se ka ngritur zërin për mjaft çështje dhe se këto duhet t’ua thonë artistëve të tjerë të estradës dhe jo asaj.

“Ju lutem, ju që po mi përmendni ‘e pse për këtë artist s’ke reaguar e atë tjetrin’, s’po ju duket juve asnjëherë e mjaftueshme çka bëj unë për motra dhe vëllezër të mi që nga fillimi karrierës time – STOP! I thoni këto fjalë artistëve të tjerë që i dëgjoni, që asnjëherë s’kanë reaguar për asnjë rast”, ka shkruar Dafina në Twitter.

https://twitter.com/Dafina_Zeqiri/status/1564591421537099777

E njëjta, ka treguar se ajo e ka rrëfyer historinë e saj të abuzimit me kohë dhe se i vjen turp që kritika të tilla i merr sidomos nga gjinia femërore.

“Nuk mund t’i bëj të gjitha! Për ju që keni zemër në këtë kohë për të më kritikuar mua? Që nuk postova për disa ‘artistë’, pirdhuni! Ju jeni egoistë! Unë e kam hapur zemrën për disa gjëra shumë personale që më ndodhën! Dhe vajza të tjera! Sidomos ju femra që po më kritikoni! Marre”, ka shkruar Zeqiri në Twitter.

https://twitter.com/Dafina_Zeqiri/status/1564617289802080257

Dafina përndryshe kohë më parë kishte deklaruar se në fillim të karrierës, ajo kishet qenë pre e një lidhje zbuzive, e cila sigurisht që ka dëmtuar shëndetin mendor të saj në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor

Magazina
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Magazina
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht

Magazina
Kalo në kategori