LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse nuk e pranoi, detajet e reja thonë që Alec Baldwin e ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau kinematografen Halyna Hutchins

Edhe pse nuk e pranoi, detajet e reja thonë që Alec Baldwin e ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau kinematografen Halyna Hutchins
Foto: Screenshot/YouTube

Një raport i FBI-së ka arritur në përfundimin se Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kinematografen në setin e filmit “Rust”.

Baldwin qëlloi aksidentalisht Halyna Hutchins ndërsa ata po filmonin në tetor 2021 – por gjithmonë e pohoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.


Megjithatë, një hetim i sapo përfunduar i mjekësisë ligjore nga FBI thotë se arma në fjalë nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr këmbëza.

Alec Baldwin (Foto: Sky News)

Raporti, i parë nga Sky News, thotë se “nuk mund të qëllonte pa një tërheqje të këmbëzës”.

Këto janë shqyrtuar nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të New Mexico dhe një raport i mëtejshëm pas vdekjes e ka klasifikuar vdekjen e zonjës Hutchins si një aksident.

Nëntë muaj më vonë, hetimet për vdekjen e kinematografes Halyna Hutchins janë drejt fundit
Lexo po ashtu Nëntë muaj më vonë, hetimet për vdekjen e kinematografes Halyna Hutchins janë drejt fundit

“Vdekja u shkaktua nga një armë zjarri në gjoks”, thuhet në të.

Halyna Hutchins (Foto: TXP)

“Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë”.

“Bazuar në të gjitha informacionet e disponueshme, duke përfshirë mungesën e qëllimit të dukshëm për të shkaktuar dëm ose vdekje, mënyra e vdekjes klasifikohet më së miri si aksident”.

Alec Baldwin (Foto: YouTube)

Në një intervistë televizive për të shtënat në “Rust”, Baldwin tha se nuk ndihet fajtor për të shtënat fatale – duke thënë se ndërsa “dikush është përgjegjës për atë që ndodhi… e di që nuk jam unë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori