LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Në vjeshtë mund të bie Qeveria, 8 deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK

Gashi: Në vjeshtë mund të bie Qeveria, 8 deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, pasi sipas tij në shenjë pakënaqësie, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

“Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2″, ka deklaruar Gashi, duke thënë se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar.


Në emisionin “Debat Plus” në RTK, Gashi ka thënë se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai ka lëvizje brenda koalicionit dhe pakënaqësi në mes deputetëve të VV-së.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime. Janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në Grupin Parlamentar të LDK-së”, ka thënë Gashi.

A do të rrëzohet Qeveria? Kusari i përgjigjet Gashit të LDK-së
Lexo po ashtu A do të rrëzohet Qeveria? Kusari i përgjigjet Gashit të LDK-së

Ai ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë 2 vjet në qeverisje, sipas tij, ka pasur mjaft kohë që të krijojë fondin e qeverisë, sido që të jetë, pozitiv apo negativ.

“Ideja e LDK-së ka qenë që të shikohet stabiliteti i Qeverisë Kurti 2. Deri në zgjedhjet lokale ka qenë ideja që të vështrohet, në mënyrë që të rikthemi dhe të stabilizohemi”, ka deklaruar Gashi.

“Ne jemi munduar të jemi pro aktiv dhe propozues, por asnjë nuk e ka marrë Qeveria e Kosovës, 58 propozime i kemi bërë në formë dokumentesh dhe rezolutash”, ka vijuar ai.

Strategjia e LDK-së, sipas Gashit, ka qenë që të fokusohet në zgjedhje lokale pas vështrimit të kësaj qeverisjeje e jo të vazhdojë si parti precedente e bllokimit. /Dukagjini/


Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori