Edhe pse prej muajsh ka pasur zëra për një tronditje në krye të Kremlinit, njeriu i parë i Rusisë, Vladimir Putin nuk ka komentuar deri më tani akuzat për ndryshime në rrethin e bashkëpunëtorëve të tij më besnikë, të njohur si “silloviki”.
Konfirmimi jozyrtar erdhi kur ai mbajti një takim të Këshillit të Sigurisë, nga i cili mungonin dy zyrtarë – ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe sekretari i këtij organizmi, Nikolai Patrushev.
Shoigu udhëtoi për në Stamboll, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes që lejonte eksportin e grurit dhe zhbllokimin e porteve të Ukrainës.
Përveç faktit të pazakontë që ministri i Mbrojtjes po nënshkruante marrëveshjen, në të njëjtën kohë në Moskë u organizua një ngjarje, vizitor i rregullt i të cilit është Shoigu. Bëhet fjalë për një takim të Këshillit të Sigurisë, i cili përbëhet nga bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit, të zgjedhur personalisht nga ai. Kësaj radhe mungoi Shoigu dhe Patrushev.
Sa i përket ministrit të Mbrojtjes, të paktën dihet se ku ka qenë gjatë takimit, por jo edhe pse. Megjithatë, Kremlini nuk ka komentuar ende për statusin e Patrushevit, si dhe pse sekretari i Këshillit nuk ishte ftuar në këtë mbledhje.
Në vend të këtyre dyve, në këtë takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, zëvendëspresidenti i Këshillit, Dmitry Medvedev, presidentja e Këshillit të Federatës ruse Valentina Matvinenko dhe kryeministri Mikhail Mishustin.
Shoigu i “ngrirë” me Putinin
Ministri i Mbrojtjes ka disa muaj që është i “ngrirë” në raport me Putinin. Sipas disa informacioneve, shkak është fakti se njeriu i parë i Kremlinit ka humbur besimin te disa bashkëpunëtorë, veçanërisht që nga fillimi i agresionit në Ukrainë. Një prej tyre është Shoigu, përndryshe anëtar i një grupi të njohur në Moskë si siloviki.
Ky i fundit deri më tani është shfaqur gjithnjë e më pak në publik, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re. Në muajin mars, Shoigu u “zhduk” për dy javë.
Disa pretenduan se ai u tërhoq nga publiku për shkak të një sherri me Putinin, disa se ai iku vetë në Siberi dhe një pretendim tjetër ishte se pësoi një atak në zemër, për këtë arsye po shërohej në një spital në Shën Petersburg.
Asnjë nga këto teori nuk u konfirmua dhe Shoigu, i cili u rishfaq në kazermat afër Moskës. Megjithatë, një foto e tij duke pozuar me ushtarët nuk mjaftoi për të bindur publikun botëror se në Kremlin “gjithçka është në rregull”. Këtë herë Putini do ta ketë edhe më të vështirë të shpjegojë mungesën e ministrit të ushtrisë në seancën e Këshillit të Sigurisë.
“Rritja” e Patrushevit
Në një situatë pak më të mirë, por po aq të pasigurt është sekretari aktual i Këshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev – një ish-oficer i KGB-së famëkeqe dhe kreu i Shërbimit rus të Sigurisë (FSB).
Putin dhe Patrushev u takuan në vitet 1970 në Shën Petersburg, ku filluan karrierën e tyre në inteligjencë. Rrugët e tyre u ndërthurën për 50 vitet e ardhshme dhe Patrushev mbajti gjithmonë poste të larta në administratën e Putinit.
Ndryshe nga Shoigu, ai shpesh mbështet publikisht luftën në Ukrainë dhe kërcënon Perëndimin “e keq”.
Për këtë arsye, shumëkush e pa të pazakontë që ai të mungonte në takime të rëndësishme dhe në rrethet e brendshme, por shumë shpejt doli një shpjegim.
Përkatësisht, në Moskë ishte Patrushevi i cili u vlerësua si i vetmi person që mund ta zëvendësojë Putinin. Nuk është sekret se për dekada ai ka qenë një nga këshilltarët e tij kryesorë dhe njerëzit që formësojnë opinionin e njeriut të parë të Kremlinit.
Tani duket se Patrushev nuk dëshiron më të formësohet nga hija, por të sundojë hapur.
Ndonëse Patrushev nuk foli asnjëherë për qëllimet dhe planet e tij, vetë thashethemet për një njeri që sipas elitës ka kapacitetin për të marrë drejtimin, nuk patën reagime pozitive nga Putini.
Në të njëjtën kohë, sekretari i Këshillit të Sigurisë mori drejtimin në mbrojtjen e enklavës ruse të Kaliningradit, duke kërcënuar me hakmarrje “serioze” për bllokimin e tranzitit përmes Lituanisë për shkak të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Duke marrë parasysh praninë në rritje të Patrushevit në sytë e publikut, si dhe rolet që ai merr, është e qartë se Putini nuk do të jetë i lumtur që ekziston një perceptim se ai është i zëvendësueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje