LAJMI I FUNDIT:

Ideatori i fitores së Ballkanit ndaj La Fiorita, Korenica: Na është rritur besimi dhe motivi, shpresoj të shkojmë në grupe

Ideatori i fitores së Ballkanit ndaj La Fiorita, Korenica: Na është rritur besimi dhe motivi, shpresoj të shkojmë në grupe

Meriton Korenica ishte një nga lojtarët më të mirë të Ballkanit në fitoren e thellë të Ballkanit ndaj La Fiorita me rezultat 4-0.

Ai shënoi një herë dhe ishte vendimtar në golin e dytë të Ballkanit, që tashmë me këtë fitore komode mendon për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.


Mesfushori ka folur për rëndësinë e fitores, duke thënë se i jep qetësi skuadrës.

“Një fitore shumë e rëndësishme për neve. E mira që vjen që në ndeshjen e parë. Në letër ndoshta ishim ne favorit, por në fushë nuk i dihet kurrë. Kjo fitore e parë na jep sa do pak një qetësi për ndeshjen tjetër”, ka thënë Korenica për Telegrafin.

Ai është shumë i lumtur me paraqitjen e tij, golin dhe ndihmë që i dha skuadrës.

“Ka qenë një paraqitje e mirë e imja, por paraqitje fantastike kishte edhe i gjithë ekipi. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin dhe t’i kryej ato detyra që më jep trajneri”, deklaroi ‘Kore’.

Korenica dhe Ballkani duan të bëjë rrugë sa më të gjatë në Evropë dhe për këtë kanë besim, pasi skuadra është e mirë dhe trajneri ka përvojë në këto gara.

“Pas një eliminimit që mund të them erdhi pasi nuk kishim edhe aq fat në Ligën e Kampionëve, tani ekipi është më shumë i motivuar. Duam që të kalojmë sa më shumë raunde që mundemi në Ligën e Konferencës. Kjo fitore na ka dhënë edhe më shumë motiv dhe shpresoj qe te shkojmë deri në grupe të Ligës së Konferencës”, përfundoi Korenica.

Në raundin e tretë vetëm nëse nuk ndodh ndonjë super befasi, Ballkani do të takohet me fituesin e çiftit Sutjeska – Klaksvik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Taktika e joshjes, Alban Bushi  tregon se si ia mori Kosovës talentin Medon Berisha

Kombëtarja e Shqipërisë
Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Ademi me njoftim të rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

Superliga
PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

Ndërkombëtare
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Totti ia dha shiritin e kapitenit ditën e pensionimit, tani talenti italian grumbullohet me ekipin e parë të Romës

Serie A
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori