LAJMI I FUNDIT:

Kompania “Pastrimi” sërish probleme, për shkak të mbylljes së deponisë mbeturinat nuk do të mblidhen

Kompania “Pastrimi” sërish probleme, për shkak të mbylljes së deponisë mbeturinat nuk do të mblidhen

Kompania “Pastrimi” sërish me probleme për shkak të siç thonë mbylljes së deponisë nga ana e KMDK-së, kamionët e kompanisë nuk munden të zbrazen dhe si pasojë mbeturinat në kryeqytet nuk do të mund të mblidhen.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kjo mund të ketë pasoja në shëndetin publik për shkak të ndonjë rreziku të përhapjes së ndonjë epidemie për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave në qytet.

Lexoni të plotë njoftimin e kompanisë “Pastrimi”


Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të mbylljes së deponisë nga ana e KMDK-së, kamionët e Kompanisë “Pastrimi” nuk munden të zbrazen.

Si pasojë e kësaj mbeturinat në Komunën e Prishtinës dhe Komunat tjera ku operon Kompania “Pastrimi” nuk do të grumbullohen.

Është e pa kuptueshme si në këto temperatura kaq të larta të ndodhë një gjë e tillë. Kjo mund të ketë pasoja në shëndetin publik për shkak të ndonjë rreziku të përhapjes së ndonjë epidemie për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave në qytet.

Po ashtu duhet të ceket se gjatë fluksit më të madh të punës, çdo ditë Deponia mbyllet, ndërsa hapet në përfundim të orarit dhe kështu drejtpërdrejtë atakohen punëtorët e Kompanisë “Pastrimi”. Për neve një maltretim i tillë është i papranueshëm.

Lutemi të gjendet sa më parë një zgjidhje pasi situata në qytet është tepër rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori