Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, të enjten shprehën qëndrimet për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse në këtë takim ishte pritur që të bisedohej për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi kishte sinjale pozitive nga shtetet që dikur ishin kundër, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Madje, nuk u mbajt as konferenca për media, që ishte planifikuar të mbahej rreth mesditës.
Megjithatë kryeministri i Holandës, Mark Rutte, foli për vizat.
Ai theksoi se ndoshta më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër mund të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovën.
“Shpresoj që më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Ata kanë bërë shumë në sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit”, tha kryeministri holandez.
Holanda dhe Franca janë dy vendet e Bashkimit Evropian që deri më tani kanë qenë skeptike në dhënien e dritës së gjelbër për heqjen e vizave për Kosovën.
Në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë sot.
“Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, deklaroi Osmani.
Në fjalimin e publikuar të plotë në Facebook, Osmani rikonfirmoi gjithashtu qëllimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës – dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë”, tha Osmani.
Për liberalizimin e vizave ka folur edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola
Ajo e ka cilësuar ditën e sotme si historike, duke thënë se BE-ja duhet t’i hapë dyert për vendet që e shikojnë atë si shtëpinë e tyre.
“Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh Metsola.
Ndërkaq, zhgënjim ndaj Bashkimit Evropian patën edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut – ndonëse ato i kanë përmbushur të gjitha kushtet, nuk i kanë nisur ende negociatat për pranim si kandidatë në BE, për shkak të vetos bullgare.
Kryeministri Edi Rama, duke folur për Kovoën e ka cilësuar çmenduri dhe të turpshme mos liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.
Ai tha se është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirisht.
“Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin, të shkonin në Gjermani. Mund të shkonin në Zvicër. Mund të shkonin kudo e mund të punoni… Por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre [bashkësia ndërkombëtare] po i mbajnë peng”, u shpreh Rama.
Tutje, Rama foli lidhur me veton bullgare që ende po e pengon avancimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.
“Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, kidnapon dy vende tjera të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në Evropë me 26 vende të tjera që rrinë pa lëvizur duke treguar një pafuqi të frikshme. Më lejoni të shpreh keqardhjen time për BE-në, më vjen keq për ta, shpresoj që mund të ndihmojmë”, tha ai.
Ngjashëm ka deklaruar edhe kryeminsitri maqedonas Dmitar Kovaçevski. Ai ka shprehur pakënaqësinë me dinamikën e negociatave të pranimit.
“Çfarë ka ndodhur tani është një goditje ndaj kredibilitetit të BE-së”, u shpreh Kovaçevski.
Ndryshe, Komisioni Evropian në korrik të vitit 2018, e ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian ka votuar në favor të tij.
Mirëpo, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe në qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave nuk e ka vendosur fare në agjendën e takimit të tij, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ndërkaq, Holanda dhe Franca për vite të tëra kanë qenë skeptike për heqjen e vizave për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje