LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e kryetarëve të komunave që qeverisen nga LVV

Pasuria e kryetarëve të komunave që qeverisen nga LVV

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar sot regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë të Kosovës për vitin 2022.

Deklarimin e pasurisë janë të obliguar ta bëjnë edhe kryetarët e komunave.

Nga katër komunat, të cilat qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Shtimes del të jetë më i pasuri, derisa Kadri Rahimaj i Kamenicës ka deklaruar më së paku pasuri.


Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka deklaruar pasuri të përgjithshme në vlerë 691,270 euro ku përfshihen kryesisht troje e shtëpi të përbashkëta me familjen, derisa ka 3,500 euro obligime ndaj bankave.

Shpejtim Bulliqi i Podujevës ka pasuri të paluajtshme, të luajtshme e para të gatshme në vlerë prej 173,520 euro, derisa ka obligime financiare 4 mijë euro.

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka një pasuri të konsiderueshme vetenake por edhe të përbashkët me familjen.

Shuma e pasurisë së përgjithshme të tij, ku përfshihen pasuria e luajtshme, paluajtshme, aksionet dhe paratë e gatshme në banka arrijnë vlerën e 960,908 euro.

Aliu ka një kredi prej 35,000 eurove që ka për obligim ta paguajë brenda shtatë viteve.

Kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj ka deklaruar pasuri të paluajtshme së bashku me prindërit, derisa ka veturë personale që kushton rreth 3 mijë euro.

Rahimaj pasuri të përbashkët familjare ka deklaruar të ketë 131 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori