LAJMI I FUNDIT:

Kërkimet për gjetjen e personit i cili ra në lumë në Klinë

Kërkimet për gjetjen e personit i cili ra në lumë në Klinë

E plotësuar: Gjendet personi i cili kishte rënë në lumë në Klinë.

Trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.

E plotësuar:  Janë duke vazhduar ende kërkimet për gjetjen e personit i cili ka rënë sot në lumë në fshatin Deiq të Klinës.


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi  tha për Telegrafin se njësitet e policisë, zjarrfikësve dhe FSK-së, e kanë kontrolluar lumin deri në 250 metra, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë .

“Informacionet e fundit nga vendi i ngjarjes, janë që policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja, e kanë kontrolluar lumin deri në 250 metra por ende nuk kanë arritur ta gjejnë”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se kërkimet janë duke vazhduar.

—–

Një person ka rënë në lumin e fshatit Deiq të komunës së Klinës, mëngjesin e sotshëm.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se një grup peshkatarësh në mëngjesin e së dielës, kishin parë një trup që po e zvarriste uji në lum.

Të njëjtit sipas Gashit,  kishin tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme sepse ai ishte zhytur edhe më thellë në lum.

“Sot rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, disa peshkatarë të cilët ishin duke peshkuar në fshatin Deiq të komunës së Klinës. Ata kanë vrenjtë një turp që ishte duke e zvarritur lumi, të njëjtit kanë tentuar ta nxjerrin prej ujit trupin, mirëpo pa suksese sepse është zhytur më poshtë trupi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe njësiti kompetent i FSK-së. Ne jemi në kërkim të atij personi që ka rënë në lum. Shkaqet nuk dihen”, tha Gashi.

Ndryshe mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku është duke u bërë edhe kërkimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori