LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e liderëve evropianë, pasi Emmanuel Macron fiton një tjetër mandat si president i Francës

Reagimet e liderëve evropianë, pasi Emmanuel Macron fiton një tjetër mandat si president i Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron u rizgjodh të dielën me 58% të votave krahasuar me 42% për kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulët se hera e fundit që Macron dhe Le Pen u përballën me njëri-tjetrin në raundin e dytë vetëm pesë vjet më parë, pasi ata paraqesin dy vizione dukshëm të ndryshme për të ardhmen e Francës.

Abstenimi u vlerësua nga Ipsos të ishte rreth 28% në shkallë kombëtare, që nëse konfirmohej do të ishte më e larta që nga viti 1969.


Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar në Francë
Lexo po ashtu Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar në Francë

Dhe lidhur me këtë fitore të Macron kanë ardhur reagimet e para nga liderë dhe personalitete të shquara evropiane.

“Urime për Emmanuel Macron në rizgjedhjen tuaj si President i Francës. Franca është një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të rëndësishëm. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet që kanë më shumë rëndësi për dy vendet tona dhe për botën”, ka shkruar kryeministri britanik, Boris Johnson.

Kryeministri italian Mario Draghi tha se fitorja e Macron të dielën ishte “lajm i mrekullueshëm për Evropën”.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë së bashku, me ambicie dhe vendosmëri, në shërbim të vendeve tona dhe të të gjithë qytetarëve evropianë”, tha Draghi në një deklaratë të postuar në mediat sociale, përcjell Telegrafi.

Ndërsa politikani katalanas Carles Puigdemont ka shkruar: “Evropa merr frymë lirshëm. Por në televizionin francez, dikush ka vënë në dukje një fakt shqetësues. Pesë vjet më parë, distanca midis tij dhe Le Pen ishte 10 milionë francezë. Tani duket se është përgjysmuar: pesë milionë”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij.

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer. Së bashku, ne do të çojmë Francën dhe Evropën përpara”, shkroi ajo në Twitter.

Vjen reagimi i Marine Le Pen, pas fitores së Macron në Francë
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Marine Le Pen, pas fitores së Macron në Francë

Ndërsa eurodeputeti belg Guy Verhofstadt vlerëson se fitorja e Macron në zgjedhjet e Francës ishte “shumë më tepër se lehtësim”, por “një mundësi historike për të reformuar thellësisht mbrojtjen, shëndetin, energjinë dhe demokracinë e Bashkimit Evropian”.

“Ne mund të llogarisim në Francën edhe për pesë vite të tjera”, tha presidenti i Këshillit të BE-së.

“Urime të ngrohta i dashur Emmanuel Macron”, shkroi në Twitter Charles Michel. “Në këto kohë të trazuara, ne kemi nevojë për një Evropë solide dhe një Francë që është plotësisht e përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik”.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“… Jam i kënaqur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë!”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori