LAJMI I FUNDIT:

E quajtën ‘grup dhe kokë kriminale’, reagon Këshilli Prokurorial: Po atakohemi nga ata që kanë kaluar dhe po kalojnë nëpër procedura penale

E quajtën ‘grup dhe kokë kriminale’, reagon Këshilli Prokurorial: Po atakohemi nga ata që kanë kaluar dhe po kalojnë nëpër procedura penale

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit që i janë këtij institucioni, e që për shkas kanë marrë votimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

KPK, duke reaguar ndaj akuzave dhe etiketimeve, thotë se nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale.


Në reagim thuhet se Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë ‘grup dhe kokë kriminale’”.

“Kjo gjuhë tejkalon të gjitha limitet e një gjuhë institucionale dhe shpërfaqë në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokurorial”, thuhet në reagimin e KPK, transmeton Telegrafi.

Kundërshtohet përzgjedhja e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit – KPK thotë se procesi ishte plotësisht legjitim
Lexo po ashtu Kundërshtohet përzgjedhja e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit – KPK thotë se procesi ishte plotësisht legjitim

Më tej në reagim thuhet se “KPK nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë kësaj jave ka qenë në shënjestër të kritikave pasi ka votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.

Këshilli Prokurorial voton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit
Lexo po ashtu Këshilli Prokurorial voton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier si dhe OJQ-të në Kosovë.

Të mërkurën tri organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar presidentes të mos e dekretoj Isufajn për kryeprokuror të vendit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar Këshillin Prokurorial të Kosovës si grupacion kriminal dhe ordiner.

Këshillin Prokurorial e quan grupacion kriminal, Hasani: Përzgjedhja e Isufajt jashtë çdo norme kushtetuese
Lexo po ashtu Këshillin Prokurorial e quan grupacion kriminal, Hasani: Përzgjedhja e Isufajt jashtë çdo norme kushtetuese

Hasani përzgjedhjen e Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit nga KPK-ja e konsideron si përzgjedhje jashtë çdo norme kushtetuese, ligjore dhe etike.

“Për këtë grup njerëzish, në vitin 2015, i kam thënë gjërat që sot po i thonë ambasadat e huaja, pasi është në pyetje një grupacion, i cili supozohet ta mbrojë ligjin, por, në fakt, është kundër ligjit dhe është duke vepruar në kundërshtim me çdo normë kushtetuese, ligjore dhe etike. Është pikërisht ky grupacion që unë në vazhdimësi e kam cilësuar si grupacion kriminal”, ka thënë Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori