LAJMI I FUNDIT:

Eva Longoria zbuloi sekretin e pamjes së bukur në dekadën e saj të pestë

Eva Longoria zbuloi sekretin e pamjes së bukur në dekadën e saj të pestë
GettyImages

Qe si duket ajo

Aktorja Eva Longoria ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram mënyrën se si stërvitet.

Eva Longoria konsiderohet si një nga aktoret më të bukura, transmeton Telegrafi.


Ylli para pak kohës i ka mbushur 47 vjeç dhe të gjithë po pyesin se si duket kaq bukur në dekadën e saj të pestë.

Kohë më parë, Eva ka postuar një video në rrjetin social Instagram ku shohim se nga çfarë përbëhet stërvitja e saj, e cila është përgjegjëse për një pamje e saj të mrekullueshme.

Aktorja ka theksuar disa herë se sekreti i pamjes së saj, përveç një diete të ekuilibruar, janë edhe stërvitjet intensive.

Stërvitja e saj është e fokusuar kryesisht në ushtrimet e forcës, dhe nga rekuizitat ajo përdor vetëm shirit dhe ushtrime në shtëpi, në mënyrë që secili prej nesh të mund të përsëriste ushtrimet e saj. /Telegrafi/