Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shtyrja për një vit të projektit të gazit amerikan përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ishte gabim.
Hoti më anë të një shkrimi në Facebook, ka theksuar se projektet e Marrëveshjes së Washintonit nuk mund të shtyhen, duke shtuar se këto janë interes strategjik i Kosovës dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Shtyrja e projektit të gazit përmes MCC për një vit ishte gabim. Megjithatë, mirë që po e kuptojnë se projektet e Marrëveshjes së Washingtonit mund të shtyhen, por nuk mund të anulohen. Ato projekte janë interes strategjik i Kosovës dhe i SHBA-së. Duhet pasur vizion euro-atlantik për të ardhmen e shtetin e Kosovës për të kuptuar rëndësinë strategjike të këtyre projekteve”, ka theksuar Hoti, shkruan Telegrafi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se kjo Marrëveshje mbetet më e rëndësishmja që ka nënshkruar vendi ynë që nga shpallja e pavarësisë.
“Furnizimi me gaz dhe hekurudha për Durrës janë dy nga këto projekte që do ta transformojnë ekonominë e Kosovës, siç e ka transformuar autostrada Prishtinë-Durrës e ideuar nga Presidenti Rugova. Marrëveshja e Washingtonit, e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, mbetet marrëveshja më e rëndësishme që ka nënshkruar Kosova që nga shpallja e pavarësisë. Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me SHBA-në”, ka përfunduar ai.
Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dokumentin për normalizim ekonomik, e njohur si Marrëveshja e Washingtonit.
Marrëveshja që përmban 16 pika është nënshkruar në Shtëpi të Bardhë në prani të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për marrjen e grantit nga MMC-ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se nga ky projekt, Kosovës për 15 vite do t’i ofrohen investime të cilat do të jenë në të mirë të stabiliteti energjetik. Ajo ka shtuar se projekti pritet që të hidhet për votim në bordin e MCC-së në qershor të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje