LAJMI I FUNDIT:

11 muaj në kërkim të Bedri Rexhepit, ende asnjë gjurmë

11 muaj në kërkim të Bedri Rexhepit, ende asnjë gjurmë

Kanë kaluar plotë 11 muaj prej se Bedri Rexhepi është zhdukur. E familjarët e tij tashmë janë të indinjuar me Prokurorinë e Shtetit duke thënë se qysh në fillim nuk janë marrë hapat e duhur për ta gjetur gjurmë për familjarin e tyre, Bedriun.

Për 11 muaj ata nuk e kanë marrë asnjë informatë nga institucionet përgjegjëse. Kështu kanë thënë familjarët e tij.

I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit
Lexo po ashtu I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit

“Me 8 mars janë bërë 11 muaj nga humbja dhe pa asnjë gjurmë e Bedri Rexhepit. Familjarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për zhdukjen e tij. Ne familjarët jemi thellë të indinjuar për punët e prokurorisë meqë nuk është bërë mjaftueshëm që të gjendet ndonjë gjurmë për Bedriun, përkundër që ne vazhdimisht kemi kërkuar sa më shumë informata. Por përkundër kësaj tash e 11 muaj nuk e kemi marrë as edhe një lajm se çfarë po ndodhë me rastin e Bedriut. Që nga fillimi s’janë ndërmarrë hapat e duhur për të çuar në gjurmët që do ta zbardhin fatin e familjarit të tyre. Edhe pas shumë përpjekjeve dhe insistimit nga familja për t’i çuar drejt Bedriut prokuroria dyshohet se nuk i ka ndjekur hapat e duhur për rastin”, kanë thënë familjarët për KosovaPress.


Sipas tyre, përgjigjet janë të njëjta nga ana e prokurorisë se janë duke ndërmarrë veprime por që këto, sipas tyre, më shumë po mbesin vetëm si deklarata.

Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi me datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty me asgjë për të. Tani rasti është në dorën e prokurorit Armend Hamiti.