LAJMI I FUNDIT:

Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka thënë se Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës, shkruan The Guardian.

Zagorodnyuk ka theksuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Bjellorusia t’i bashkëngjitet Rusisë në luftën kundër Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Ka informacione se ushtarët e Bjellorusisë, janë futur në aeroplanë dhe janë nisur drejt Ukrainës”, ka shtuar ish-ministri i Mbrojtjes.


Kujtojmë që më 24 shkurt, forcat ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin kanë filluar pushtimin e Ukrainës, ndërsa sot për të katërtën ditë me radhë po zhvillohen luftime të ashpra. /Telegrafi/