LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e 13-të rresht e Istogut, triumfon në derbin e hendbollit ndaj Prishtinës

Fitorja e 13-të rresht e Istogut, triumfon në derbin e hendbollit ndaj Prishtinës
(Foto: kosovahandball.info)

Istogu nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën ka shënuar fitoren e 13-të rresht.

Në kuadër të xhiros së 13-të, istogaset në kryeqytet fituan ndaj Prishtinës me rezultat 35-29. Që në pjesën e parë Istogu krijoi epërsi prej pesë golave, 17-12.

Istogu nisi herët shkëputjen në rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Prishtina më së afërmi është afruar në tri gola.


Istogu tani udhëheq në tabelë me 26 pikë. Prishtina mbetet në 22 pikë dhe mban pozitën e dytë.

Pranvera Ferataj dhe Esma Muratoviq shënuan nga 10 gola për Istogun. Dajana Milaniq i shtoi gjashtë gola. Ardiana Prapashtica e Simone Keita i shënuan nga 6 gola për Prishtinën. Pesë herë realizoi Shkurta Mehmeti.

Të shtunën u luajt edhe takimi në mes të Kastriotit dhe Vjosës. Fitore të pritur shënoi Kastrioti. Skuadra ferizajase fitoi me rezultatin 26-17.

Kastrioti është i pesti me 15 pikë nga 12 ndeshje. Vjosa është e dhjeta me gjashtë pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

Ndërkombëtare
Zbulohet plani i transferimeve verore të Liverpoolit – përjashtohen tre objektiva

Zbulohet plani i transferimeve verore të Liverpoolit – përjashtohen tre objektiva

Premier League
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Barcelona zbulon fanellën e re speciale, pjesë e prezantimin edhe legjendat e mëdha të klubit

Barcelona zbulon fanellën e re speciale, pjesë e prezantimin edhe legjendat e mëdha të klubit

La Liga
Kalo në kategori