Dy ilaçe që ‘rrisin gjasat’ e gjakderdhjes së brendshme me 75 për qind kur kombinohen
Kudo ndodhja e barnave për lehtësimin e dhimbjeve është një dëshmi e profilit të tyre të mirë të sigurisë.
Të marra në doza të vogla, barnat anti-inflamatore jo-steroide konsiderohen gjerësisht pa rrezik, me kusht që shëndeti juaj të jetë në gjendje të mirë.
Megjithatë, kur merret për periudha të gjata, siguria e ilaçit është vënë në pikëpyetje. Një studim i kohëve të fundit sugjeroi se barnat anti-inflamatore jo-steroide gjithashtu mund të shkaktojnë komplikime kur merren së bashku me ilaqet kundër depresionit, duke rritur shanset për gjakderdhje të zorrëve, shkruan Express.co.uk.
Ilaqet anti-inflamatore jo-steroide janë të njohura sepse ato janë efektive për një sërë sëmundjesh, të tilla si artriti kronik, dhimbje koke dhe ethet. Sipas NHS, ilaçet – që përfshijnë ibuprofen dhe aspirinë – janë të disponueshme në formën e tabletave, kapsulave, kremrave dhe xheleve.
Por sipas një rishikimi të vitit 2021, marrja e barnave anti-inflamatore jo-steroide kundër dhimbjeve së bashku me ilaqet kundër depresionit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për gjakderdhje gastrointestinale.
Gjetjet, të cilat rrjedhin nga 10 studime që përfshijnë gjashtë mijë pjesëmarrës, u prezantuan në Takimin Vjetor Shkencor dhe Kursin Pasuniversitar të Kolegjit Amerikan të Gastroenterologjisë.
Doktor Syed Alam, shef banor i mjekësisë së brendshme në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Creighton në Omaha, vuri në dukje: “Kur u shtoheshin ilaçe kundër depresionit te pacientët tashmë me barna anti-inflamatore jo-steroide, gjasat për të zhvilluar një gjakderdhje të sipërme gastrointestinale u rritën me 75 për qind”.
Eksperti shëndetësor vazhdoi: “Kur është e mundur, është më mirë të reduktoni ose ndërprisni barnat anti-inflamatore jo-steroide përpara fillimit të një ilaçi kundër depresionit në mënyrë që të minimizoni rrezikun e gjakderdhjes së sipërme gastrointestinale”. Simptomat e gjakderdhjes gastrointestinale mund të shfaqen në mënyra të ndryshme, por zakonisht sjell një ndryshim të dukshëm në pamjen e jashtëqitjes. Jashtëqitja mund të bëhet e zezë dhe gjaku i kuq i ndezur mund të shfaqet pas përdorimit të tualetit.
Studiuesit e rishikimit thanë se rreziku i shtuar i gjakderdhjes në traktin e sipërm gastrointestinal ka të ngjarë të jetë rezultat i një ndërveprimi midis dy ilaçeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025