LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka e Idahos me listë të gjatë të personave që presin për të lexuar librin e 8-vjeçarit, që e kishte fshehur në dollap

Biblioteka e Idahos me listë të gjatë të personave që presin për të lexuar librin e 8-vjeçarit, që e kishte fshehur në dollap

Historia e Dillon Helbig për yllin e Krishtlindjeve, në ditën e parë të Falënderimeve në Polin e Veriut është bërë hit.

Kur 8-vjeçari kah mesi i dhjetori përfundoi së shkruari librin “Aventurat e Krishtlindjeve të Dillon Helbig”, dëshironte që të gjithë ta lexojnë. Problemi i tij i vetëm ishte se nuk kishte agjent, transmeton Telegrafi.


Kështu vendosi që vet ta promovojë. Kur me gjyshen shkoi në bibliotekën e Idahos, Dilon la librin e tij në një raft të zbrazët.

“Gjithmonë jam në kërkim, sikur kur dua çokollatë. Ka pasur shumë biblioteka para të cilave jam detyruar të tërhiqem, por a e dini çfarë kam bërë? Kam fshehur librin në shpinë dhe jam futur tinëzisht – duke lënë librin në rafte”, tha Dilon gjatë një interviste dhënë për televizionin KTVB.

Libri prej 81-faqeve përshkruan aventurat e Dilan që është në klasën e dytë, që lëviz nëpërmjet yjeve në bredh. Dilon kështu udhëton nëpër kohë deri në ditën e parë të Falënderimeve e deri te Poli i Veriut

Disa ditë më vonë, kur Dilan shkoi për të kontrolluar librin, vërejti se nuk ishte aty ku e kishte lënë. Nëna e tij i kishte telefonuar zyrtarëve të bibliotekës.

“Prindërit e tij brengoseshin se do ta gjejnë librin e tij dhe do ta hedhin në shportë të mbeturinave”, tha Alex Hartman, menaxher i degës së bibliotekës Lake Hazel.

Doli se Hartman dhe kolegët e tij zbuluan librin e Dilon në raftin e “rrëfimeve” të cilin e lexuan me kënaqësi – përfshirë këtu edhe të birin 6-vjeçar të Hartmanit.

“Libri i Dilonit i përgjigjet të gjitha kritereve që i kërkojmë për ta pasur në koleksionin tonë”, tha Hartman.

Kështu me lejen e vogëlushit, biblioteka e kategorizoi librin. Nga e shtuna, libri i Dilan ka një listë të gjatë të atyre që po presin ta lexojnë – përkatësisht 55 persona. E Hartman bisedoi me nënën e Dilanit për mundësinë e digjitalizimit të librit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Interesante
Kalo në kategori