LAJMI I FUNDIT:

Temperatura pranverore në janar, IHMK njofton se të enjten do të ketë rënie të tyre

Temperatura pranverore në janar, IHMK njofton se të enjten do të ketë rënie të tyre

Nuk është e zakonshme edhe nuk ndodhë të shihet shpesh që në muajin janar, të mbretërojë moti sikurse në muajin maj pra në stinën e pranverës.

Mirëpo një gjë e tillë po shihet në këto ditë të para të fillimit të vitit në Kosovë, ku temperaturat po arrijnë deri në 12 gradë celcius në disa vende.

E për këtë gjë në një prononcim për Telegrafin, Besim Aliu nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës tha që edhe në ditët në vijim pritet të jenë këto temperatura kurse në ditën e enjte pritet të ketë ulje të tyre, duke i cilësuar si temperatura jo normale për muajin në të cilin ndodhemi.


“Parashikimi që është bërë për pesë ditët e ardhshme për motin, ka dalë që mot me këto temperatura që nuk janë normale për muajin në të cilin ndodhemi do të vazhdojë edhe për ditët ne vazhdim. Ajo që është interesante është që në mëngjes në pjesët e ulëta temperaturat janë -1 kurse në viset malore deri në -4. Mund të them qe një ulje paksa e këtyre temperaturave pritet të ndodhë në ditën e enjte të kësaj jave”, tha Aliu.

Ai tutje shtoi që ky parashikim i motit vlenë vetëm për pesë ditët e javës dhe se nuk mund të behet parashikimi i motit për të gjithë muajin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori