LAJMI I FUNDIT:

Kyuchyuk flet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kyuchyuk flet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk thotë se para marrjes së datës për bisedime nevojitet Qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari. Sipas tij, marrëveshje vitit 2017 duhet të merret bazë për progres mes dy vendeve dhe zhbllokim të situatës. Kyuchyuk nuk u përgjigj nëse Maqedonia e Veriut mund të pret datën në dhjetor.

“Duhet të ketë Qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari që të mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja e vitit 2017 jep perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë dhe anëtarësim në BE. Marrëveshja bazohet në besim të ndërsjellët. E vetmja mënyrë për të ruajtur atë besim është të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. I inkurajoj të gjitha forcat të cilat angazhohen për të ardhme Euro atlantike të rajonit të bëjnë këtë. Nuk kemi nevojë që njëri nacionalizëm ta nxis tjetrin. Kur ka nacionalizëm në Shkup, ngrihet nacionalizmi në Sofje”, u shpreh Ilhan Kyuchyuk , Eurodeputet bullgar.

Ai shtoi se modelin e Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet ta ndjek i gjithë rajoni. Sipas tij, marrëdhëniet e acaruara Kosovë-Serbi dhe brenda Bosnjës, nuk ndikojnë pozitivisht në të ardhmen Evropiane të rajonit.


“Unë besoj se marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore nuk kanë alternativë. Sukseset e deritanishme të Maqedonisë së Veriut janë suksese për të gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian. Me të vërtet besoj se diplomacia nuk ka pikë, ka vetëm presje. Duhet bashkuar forcat e dyja palëve, në mënyrë diplomatike dhe politike që të arrihet qëllimi”, u shpreh Ilhan Kyuchyuk , Eurodeputet bullgar.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Kyuchyuk zhvilloi takime me përfaqësues politik./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori