LAJMI I FUNDIT:

Episodi i tretë i podcast-it 3GO: Hana Qerimi është e treta e vërteta!

Episodi i tretë i podcast-it 3GO: Hana Qerimi është e treta e vërteta!

Në këtë episod të 3Go-së e pritëm me kënaqësi Hana Qerimin. Përveç kitariste, për-pak-kreatore mode, e rrezatuese e energjisë pozitive, ajo është edhe bashkë-themeluese e StarLabs dhe Shkollës Digjitale.

Ndryshe prej Gentit e Uranikut, me Hanën e kemi shtri llafin gjon e gat. Mos m’thuj qe s’i ke pa podcast-at me ata dy! Kqyri e mandej hajde! 👇


3Go – Episodi 1

3Go – Episodi 2

E me Hanën, qe qa kena folë:

Kush osht Hana Qerimi?

Duhesh me njoftë, a?

Ajo, sidoqoftë, e prezentoj veten k’shtu: Kom lindë edhe jom rritë n’Prishtinë. Kom qenë në shkollën fillore “Iliria” në Bregun e diellit edhe kom vazhdu në shkollën e mesme “Sami Frashëri”. Përderisa fakultetin e kom kry në UBT për ekonomi dhe meaxhim të biznesit, kom bo edhe MBA në Angli për konsulencë dhe menaxhment.

Kah dulë kjo tash?

Ajo tha që ma shumë e definon fakti që ka punu prej moshës të re sesa shkolla që ka mbaru. Puna e sajë e parë ka qenë në regjistrimin e të dhanave për ni kompani të cigareve që kanë dashtë me hi n’treg në Kosovë. Për këtë punë ajo është pagu 5 cent për fletë përgjatë hulumtimit të tregut.

Punat thotë që i ka gjetë gjithmonë vet. Bile n’fillim as që e ka ditë se çka don me punu. Në atë kohë, i ka shfletu gazetat tu kërku konkurse, për shumicën e të cilave as që e ka pasë kualifikimin adekuat. Po kur e ki mendësinë kërkuese, thotë ajo, gjenë çka t’lypsh!

Kur ka qenë koha me vendosë çka me studju, andrra e sajë e ka shty drejt fushave kreative si dizajni i modës. Prindtë e sajë, ka ana tjetër, kanë pasë plane tjera! Edhe k’shtu një natë prej netësh e ulin edhe i thojnë: Çika jeme, s’ka bukë prej artit! Nejse de, bash qështu s’i kanë thonë, po qështu diçka. Kjo shtyj për kreativë, ata shtyj për ekonomi edhe hop, e zgatën për marketing!🤝

Puna e parë, e dytë e tretë…

Në punën e sajë të parë në ni kompani marketingu, ajo veç marketing s’ka bo! A ka ngjitë stikera, a ka pre vizitkarta, zot bone hajr! Megjithatë, kët’ eksperiencë nuk e qet poshtë. Krejt çka ka bo aty thotë që i ka hi n’punë ma vonë. (We stan a grateful sis!)

Mbas Asha Graphics edhe Eni Neon, ka kcy në 3CIS. Në 3CIS ka hi si Project Manager për shkak se partneri i sajë që ka punu aty ja ka livdu. Ajo s’ka pasë asni ditë përvojë pune për rolin, ama dëshirën me m’su poH! Në 3CIS ato e ka intrigu teknologjia informative, sektori ku ajo ka punu. Këtë vend pune ajo e çmon si vendin që ia ka çelë sytë!

Aty ka kry shumë punë për herë të parë. Të gjitha puntë është dashtë me i msu niherë e mandej me i bo. Kjo ka ndodhë për dy arsye. Për shkak të qëndrimit të sajë mos me thonë asniherë “jo” edhe besimit që 3CIS-i ja ka dhonë.

Rrugëtimi i sajë e ka çu në ni OJQ. Mirëpo Hanës nuk i ka pëlqy hapi me të cilin ka lëvizë ajo OJQ edhe burokracia që e ka përfshi. Ja ka huqë domethonë! Edhe e ka kuptu qysh prej javës së parë. Kjo eksperiencë jo e këndshme është shoqëru me një tjetër dështim. Aplikimi i sajë në Deloitte, ku ajo nuk është pranu. Arsyeja: CV jo reale!

Ka pasë edhe sene pozitive ama. Njona prej tyne, ligjërimi për PMP (Menaxhim profesional i projekteve) që e ka dhonë në AUK. Gja të cilën e ka bo për qefi për gati 5 vjet.

Ma vonë ka punu edhe në Cacttus. Atëherë kur Cacttus-i ka qenë në zyret e Hallakates sot. Të njejtat, por me pamje shumë ma të zymtë atëherë. (Se po na bjen m’u livdu!)

Shkolla digjitale

Diçka e ka bre (breeee) gjithmonë Hanën. Që ka dashtë me bo diçka vetë. Bile jo veç ato, po edhe partnerin e sajë, Darsejin.

K’shtu ata kanë diskutu për këtë dëshirë që e kanë nda. Derisa, një ditë prej ditësh (a natë, s’e dijmë na!) kanë ardhë me idenë për Shkollëm digjitale. Kjo ide ka buru prej mendimit se njerëzit e suksesshëm i nisin synimet e tyne herët. Edhe kanë menu pse mos me ua ofru fëmive ni kurs për teknologjinë informative para se ata me u bo tinejxherë, a zot mos e bo, edhe ma vonë!

Hana e ka injkuraju partnerin e sajë me dalë prej ni pune shumë fitimprurëse.

Pse?

Py’tje e mirë!

Sipas sajë, partneri i sajë është pagu shumë për aftësi bazike për to. Në këtë situatë, ajo e quan partnerin rob të rrogës së madhe. Përkundër faktit që ata po jetonin në ni sh’pi me kredi në atë kohë. E rroga e tij e madhe iu hike n’punë bajagi shumë.

“Kaçiki i vogël e vetbesimi i madh.” – për me e parafrazu Hanën.

…edhe e qelën shkollën digjitale. E rexhistrunë si biznes, ia bonën website-in, ia hapën ni Facebook Page edhe e ndërtunë ni CRM të thjeshtë. Le qe pa puntor, po as pa lokacion!

Hana edhe Darsej punojshin vet në administratë pa iu tregu telefonuesve që janë edhe drejtora. Për 1 muj e gjysë ata i rexhistrunë 80 nxansa. Dolën edhe nëpër intervista në televizion tu e shfrytëzu cdo mundesi per promovim.

U qel Shkolla në dhjetor 2016, në ni shtëpi shumë të vjetër në Ulpianë. Mrenda ni klasë e vogël me 12 kompjutera t’cilët bashkë kanë kushtu veç 1000 euro.

E prej atëherë deri tash, ndryshimi vrehet!

Recepti i suksesit

1. Duhet vetbesim edhe guxim me lon rahatinë, sipas Hanës.

2. Gjatë rrugës edhe vshtirësive nuk duhet me harru vizionin. Kjo është çka e ka rritë Shkollën digjitale prej fillimit. Niher tu i bindë prindërit për benefitet e të mësumit programim prej moshës të re, përmes shumë kampanjave. E mandej, kta f’mi që e kanë ndjekë shkollën me tregu rezultat. E pikërisht kjo ka ndodhë!

3. E tjetra është përfshirja. Kur Shkolla digjitale ka hapë lokacionin si në Prishtinë ashtu edhe në Ferizaj, shefat edhe xhamat i kanë la vet! Çdo investim edhe punë ka nisë me ta.

Ni histori e çmendur është qysh Shkolla digjitale u shndërru n’françizë. K’to ndëgjoje prej Hanës, se e tregon shumë interesant!

4. Shko n’Amerikë! Hajgare po boj. Po hajgarja gjysa e të vërtetës…

5. Mendësia. Qaq.

Çka tha Hana për Metaverse?

Kqyre nalt ose ngoje në Spotify!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori