Rritja e çmimeve të produkteve ditore në Kosovë ka ndikuar edhe në buxhetin familjar të qytetarëve. Çmimi i konsumit të përditshëm ka shënuar rritje, sipas qytetarëve në dy javët e fundit.
Telegrafi ka intervistuar disa prej tyre për të parë se a kanë ndikuar zhvillimet e fundit botërore edhe në rritjen e çmimeve të produkteve në Kosovë.
Qytetarët këto rritje i kanë shpjeguar si katastrofale për të gjithë, duke thënë se rritjet nuk mund të mbulohen me paga të tilla në nivel vendi edhe në kohë pandemie.
“Si duhet pritur ndryshe vetëm si një murtajë e madhe, në kushtet dhe rrethanat e tanishme çmimet ose është dashur të ngrihen ose të ulen e assesi të rriten, nuk e di si do t’i përballojë kjo popullatë, në këtë gjendje kaq të vështirë, kur numri i atyre që nuk kanë kushte elementare për jetë. E këtu padyshim që e vështirëson gjendjen edhe ardhja e stinës së dimrit”, tha qytetari Haki Kastrati, shkruan Telegrafi.
E disa të tjerë thonë që kjo është rritje e çmimeve botërore, mirëpo në Kosovë nuk do të duhej të ndodhte për shkak se ka me vite që pagat dhe pensionet nuk janë ngritur.
“Sipas të gjitha gjasave ky është një trend botërorë, por Kosova është e fundit me standard jetësorë. Pensionet me vite nuk kanë lëvizë rrogat po ashtu, çmimet janë në stratosferë, nuk e di ku do të dalim dhe si do t’ia dalim”, tha një tjetër qytetar.
E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike. E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot.
“Unë ngrohem me nxehje qendrore, e kam sistemin me rrymë por jam i detyruar ta ndërrojë lëndën djegëse dhe ta kthej me dru me thëngjill ose me pelet, përndryshe me rrymë do të jetë e pa përballueshme me këto paralajmërime që po bëhen”, shtoi Kastrati.
Kurse një qytetare nga Ferizaj, thotë se kanë vërejtur rritje të çmimit në vaj, bukë, sheqer dhe pothuajse në të gjitha produktet e tjera që janë pjesë e sofrës shqiptare.
“Në fakt jemi shqetësuar kur kemi dëgjuar për rritje të çmimeve, e rritje është parë në vaj, bukë sheqer dhe në të gjitha të tjerat”, tha jo.
E në vazhdën e këtyre rritjeve, çmimi i ngritjes së energjisë elektrike, ka ndikuar në rritjen edhe të çmimit të druve, në krahasim me çmimin e para një viti. Një metër dru kushton hiç më pak se 15 euro më shumë se në vitin 2020, në sezonin e vjeshtës.
Tani një metër dru kushton 60 euro, kurse një vit përpara ishe 45 deri në 50 euro.
Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka pasur rritje të çmimeve për produktet bazë të konsumit.
ASK thotë se inflacioni i matur në muajin gusht 2021 ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7 për qind, ndërsa inflacioni për vitin 2020 ishte 0.2 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë