Në raportimin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti për të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020 para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kritikuar BQK-në për ngritjen e çmimeve për primet e sigurimeve prej 26 për qind.
Deputeti Eman Rrahmani në këtë Komision ka kërkuar ta dinë se çfarë masash ka ndërmarr BQK për parandalimin e këtyre normave kaq të larta dhe siç tha ai për veprimin e dëmshëm për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve.
“Cilat janë masat që ka ndërmarr BQK për të krijuar parakushte që këto norma të zvogëlohen. Pse BQK nuk vepron për të përmirësuar situatën në këtë sektor, edhe për të parandaluar varfërimin edhe më të madh të kësaj shtrese mjaft të varfër të popullsisë. Si shpjegohet që në rastin e çmimeve të primeve të sigurimeve që shkojnë direkt që shkojnë direkt në portofoleve të kompanive në vitin 2019, ndërhyrjen me vendim për t’i rritur çmimet, ndërsa në rastin kur është në pyetje xhepi i shtresës më të varfër të popullsisë qëndron e shurdhër, dhe tërësisht inekzisitente”, tha Rrahmani.
Guvernatori Mehmeti i’u ka përgjigjur deputetit Rrahmani, duke thënë se çmimet do të rregullohen përmes liberalizimit të çmimeve.
Ai theksoi se për këtë arsye janë angazhuar ekspertë të fushës nga Banka Botërore për adresimin e rritjes së çmimeve të sigurimeve.
“Sa i përket tarifave për kompanitë e sigurimeve, jemi në proces, kemi angazhuar ekspert të Bankës Botërore, jemi duke punuar në drejtim të asaj që bëjmë një liberazlim bazuar në tarifat dhe të caktohen bazuar në risk. Për këtë arsye edhe kemi angazhuar ekspert të Bankë Botërore dhe unë pres që kjo çështje do të adresohet gjatë këtij viti. Për këtë kemi menduar që ta adresojmë edhe më herët, por për shkak të pandemisë deri më tani ende s’ka përfundua. Prandaj, për këtë kemi pasur nevojë që të angazhojmë ekspert të kësaj fushe nga BB për këtë çështje”, theksoi ai.
Në këtë Komision, zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli ka thënë se rishikimi i këtyre çmimeve nuk ka pasur që nga viti 2001, ku sipas tij, mbajtja e atij niveli ose çmimeve do të dështonte industrinë e sigurimeve.
“Niveli i çmimeve për herë të parë dhe të fundit në industrinë e sigurimeve është përcaktuar në vitin 2001 dhe që nga atëherë nuk ka ndryshuar asnjë herë. Përderisa një dëm mesatar të një aksidenti e kemi pasur në vlerën rreth 400 euro në vitin 2001, dëmi mesatar në vitin 2019-2020 sillet rreth 1,200 euro. Numri i aksidenteve me dëme jo materiale, me lëndime që bartë kosto për industrinë e sigurimeve ka qenë rreth 2 mijë kërkesa për kompensime, tani kjo në vitin 2019 e tutje e kalon numrin prej 12 mijë. Prandaj mbajtja e atij niveli natyrisht se do ta dështonte një industri të tërë”, theksoi Havolli.
Kujtojmë se në vitin 2019, BQK kishte marrë vendim që të rrisë tarifat për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë. Kjo rritje e çmimit për sigurimin e automjeteve, sipas këtij vendimi të BQK-së është 26 për qind. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova