LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Juves dhe Atalantas biseduan për një shkëmbim gjatë verës

Drejtuesit e Juves dhe Atalantas biseduan për një shkëmbim gjatë verës

Juventusi ka fituar Kupën e Italisë, pasi në finale ka mposhtur Atalantan me rezultat 1-2.

Përveç në fushë që ishte përballja, ka pasur një takim edhe jashtë fushës mes drejtuesve të dy klubeve italiane.

Zonja e Vjetër dëshiron transferimin e mbrojtësit gjerman Robin Gosens dhe kanë shfrytëzuar takimin në finalen e Kupës për të biseduar me drejtuesit bergamask.


Mediat në Itali kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve po mendojnë për një shkëmbim të lojtarëve gjatë verës.

Atalanta ka në huazim mbrojtësin Romero dhe duhet t’i paguajë Juventusit 16 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij.

Cristian Romero

Në anën tjetër torinezët duan transferimin e mbrojtësit të majtë gjerman Robin Gosens që Atalanta e vlerëson 40 milionë euro.

Palët kanë pasur një takim të mirë dhe sipas mediave italiane do të takohen përsëri për ta finalizuar marrëveshjen.

Gjiganti italian Juventus është gati të shpenzojë rreth 25 milionë euro si dhe t’i ofrojë shërbimet e mbrojtësit Romero për ta bërë të vetin anësorin gjerman.

Robin Gosens

26-vjeçari Gosens ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha evropiane Atletico Madrid dhe Bayern Munich, megjithatë Juventusi duket në përparësi për të nënshkruar me të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori