LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryeministri armen Nikol Pashinyan, shkak konflikti për rajonin Nagorni-Karabak

Jep dorëheqje kryeministri armen Nikol Pashinyan, shkak konflikti për rajonin Nagorni-Karabak

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, dha dorëheqje të dielën për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare, pas muajsh protestash nga opozita dhe thirrjeve nga oficerët e lartë të ushtrisë, për të dhënë dorëheqje për shkak të konfliktit që kishte pasur vendi me shtetin fqinj, Azerbajxhan.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dorëheqja e Pashinyan, 45-vjeçar, do të fillojë procesin e shpërndarjes së parlamentit përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 20 qershor.


Ai më parë u takua me udhëheqësit e partive parlamentare, të cilët ranë dakord të mos emërojnë një kryeministër të ri pas dorëheqjes së tij, duke imponuar zgjedhje të reja sipas ligjit armen.

Pashinyan u ballafaqua me kërkesa për të dhënë dorëheqje pasi më shumë se 3,600 ushtarë armenë u vranë në luftën 44-ditore me Azerbajxhanin para se të nënshkruante një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, për të ndalur luftimet mbi territorin e diskutueshëm të Nagorni-Karabaku.

Marrëveshja kërkonte që forcat armene të tërhiqeshin nga tre rajonet azere pas humbjeve territoriale në betejë që përfshiu gjithashtu zonat kyçe të Nagorni-Karabakut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori