LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët mendojnë se është dëmtuar imazhi i Policisë së Kosovës, shumica thonë se janë trajtuar jo mirë nga policët

Qytetarët mendojnë se është dëmtuar imazhi i Policisë së Kosovës, shumica thonë se janë trajtuar jo mirë nga policët
Foto: Ilustrim

Kohëve të fundit në vend nga qytetarët dhe mediat është raportuar ushtrimi i dhunës fizike dhe psikike nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndaj qytetarëve të vendit.

Për rastet e dhunës fizike dhe psikike Telegrafi dy ditë më parë ka bërë dy sondazhe për qytetarët e vendit.

Në pyetjen e bërë “Në bazë të përvojës tuaj, cila ka qenë sjellja e Policisë së Kosovës ndaj jush”, pjesëmarrësit në këtë sondazh kanë treguar se 41 për qind e tyre kanë pasur përvojë të keqe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, 27 për qind mesatarisht, ndërsa 32 për qind të mirë.


Ndërsa në pyetjen “Pas rasteve te publikuara për dhunë të përdorur nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, a mendoni se është dëmtuar imazhi i tij institucioni? ”, 80 për qind e pjesëmarrësve në sondazh kanë deklaruar se është dëmtuar imazhi i këtij institucioni, ndërsa 20 për qind e tyre thonë të kundërtën.

Sulmet, dhuna e rrahjet nga zyrtarët e Policisë po dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin si dhe po ngjallin pasiguri te qytetarët
Lexo po ashtu Sulmet, dhuna e rrahjet nga zyrtarët e Policisë po dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin si dhe po ngjallin pasiguri te qytetarët

Telegrafi më poshtë ju sjell disa nga rastet e raportuara të dhunës:

Dy raste të përdorimit të sprejit lotsjellës dhe dhunës fizike në Prishtinë

Një rast ka ndodhur javën e kaluar në rrugën B në Prishtinë, ku ndaj një qytetare pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur sprej lotsjellës për ta arrestuar pasi nuk iu kishte bindur urdhrave të policisë të cilët e kishin ndaluar pasi kishte nxjerrë në shëtitje qenin e saj pa maskë sigurie.

Incidenti mes qytetares e policisë te rruga “B” - avokati Arianit Koci publikon pamjet dhe fton Inspektoratin ta hetojë rastin
Lexo po ashtu Incidenti mes qytetares e policisë te rruga “B” - avokati Arianit Koci publikon pamjet dhe fton Inspektoratin ta hetojë rastin

Më datë 08 mars të këtij viti, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në një restorant në Prishtinë duke përdorur sprej lotsjellës si dhe dhunë fizike ndaj disa personave të cilët gjendeshin brenda në restorant pasi kishte ende njerëz të cilët punonin edhe pas orarit të ndaluar nga masat e ndërmarra anti COVID nga Qeveria e Kosovës.

Rasti i dhunës fizike ndaj 18 vjeçarit në vitin 2008 në stacionin policor “Qendra”, në Prishtinë

Rasti tjetër ka të bëjë me  një pjesëtar të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, Haris Kelmendi, i cili është arrestuar të kohë më parë për herë të dytë, nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, pasi përmes video incizimit shihet keqtrajtimi i një 18 vjeçari nga ky polic, e cila ngjarje ka ndodhur në vitin 2018.

Rasti i dhunës fizike ndaj të miturës në afërsi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

Ndërkaq, një video e publikuar në Telegrafi.com shiheshin dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar përmes një video incizimi janë parë në afërsi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku një police shihet duke e goditur një vajzë, e cila sipas pamjes në video duket të jetë e mitur. /Telegrafi/

Policja shkelmon një vajzë në Vushtrri
Lexo po ashtu Policja shkelmon një vajzë në Vushtrri

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori