Barazim me shije të fitores, Kosova arriti rezultat historik në hendboll ndaj Rumanisë
Skuadra e Kosovës në hendboll ka arritur një rezultat historik të mërkurën mbrëma. Përfaqësuesja jonë ka barazuar 23-23 me Rumaninë, në xhiron e tretë të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”.
Falë lojës me zemër dhe angazhimit maksimal, djemtë tanë morën barazimin e shumëdëshiruar, ndërsa me pak më tepër fat do të mund të fitonin ndeshjen. Në fund kemi humbur disa raste të mira dhe rezultati mbeti 23-23.
Në pjesën e parë ekipi jonë i udhëhequr nga Bujar Qerimi për herë të parë, është fokusuar për të forcuar mbrojtjen. Në shumë raste ia ka dalë, por ka pasur edhe situata që nuk janë menaxhuar si duhet. Ndërkohë në sulm ka pasur lëshime, por edhe gola të bukur. Rumunët ofruan më shumë në pjesën e parë, të cilën e fituan 14-9.
Krejt ndryshe ishte në pjesën e dytë. Djemtë tanë forcuan mbrojtjen edhe më tej, luftuan për çdo top dhe ishin të pakalueshëm. E prirë nga Haris Berisha në portë dhe Bujar Ramosaj dhe të tjerët, mbrojtja funksionoi për mrekulli, ndërsa edhe në sulm gjërat funksionin.
Pas tri barazimeve, arritëm edhe epërsinë e parë, ndërsa lëshuam rast të artë për të kaluar me dy gola në avantazh. Në fund u desh të mbrohemi për barazimin më se të merituar që shumë leht ka mundur të jetë fitore.
Kontribut për barazimin e madh dhanë të gjithë lojtarët, ndërsa Bujar Qerimi debutoi me sukses të plotë në postin e selektorit.
REVIEW: @FHK_Zyrtare surge from behind to claim their first point of the #ehfeuro2022 qualifiers!#watchgamesseemorehttps://t.co/58c9uLXHsl pic.twitter.com/OI2ZIstpUL
— EHF EURO (@EHFEURO) March 10, 2021
Kosova – Rumania 23-23 (9-14)
Kosova: Kastriot Jupa 2, Valon Dedaj 4, Drenit Tahirukaj 3, Deniz Terziqi 5, Luigj Quni, Festim Mustafa, Drilon Tahirukaj 3, Lulzim Shabani 2, Haris Berisha, Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani, Egzon Gjuka 4, Liridon Zena, Armend Alaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak