LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen rekordin e Xavit, synon top-pesë vendet e para me më së shumti paraqitje në La Liga

Messi thyen rekordin e Xavit, synon top-pesë vendet e para me më së shumti paraqitje në La Liga
(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Lionel Messi ka regjistruar një tjetër statistikë historike me fanellën e Barcelonës në sfidën e të dielës kundër Cadizit.

Superylli argjentinas e ka kaluar legjendën Xavi Hernandez për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në La Liga.


Takimi i zhvilluar në Camp Nou shënoi paraqitjen e 506-të të Messit në La Liga duke tejkaluar kështu ish-mesfushorin spanjoll, i cili e ka mbajtur rekordin e mëparshëm me 505 paraqitje.

(Foto: Twitter/B/R Football)

Për më shumë, 33-vjeçari arriti të regjistrohej edhe në listën e golashënuesve duke realizuar nga penalltia në pjesën e parë, megjithatë Alex Fernandez e barazoi rezultatin me një gol të vonshëm.

Barca gabon në fund ndaj Cadizit
Lexo po ashtu Barca gabon në fund ndaj Cadizit

Edhe pse e ka kaluar Xavin te Barca, Messi është akoma larg top-pesë futbollistëve me më së shumti paraqitje në La Liga: Andoni Zubizarreta (622), Joaquin (567), Raul (550), Eusebio Sacristan (543) dhe Paco Buyo (542). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori