Në 25 dhjetor 1989, në radio dhe televizion janë transmetuar këngët e Krishtlindjes dhe, drejtpërsëdrejti, për herë të parë mesha e Krishtlindjes në Katedralen Patriarkale, ndërsa televizioni njoftoi se Elena dhe Nicolae Ceausescu ishin gjykuar nga një Gjykatë Ushtarake e Jashtëzakonshme.
Bashkëshortët Ceausescu u akuzuan për gjenocid (mbi 60 mijë viktima), organizimin e veprimeve të armatosura kundër popullit rumun, shkatërrimin e pronës publike, rrënimin e ekonomisë kombëtare dhe tentativën për të ikur nga shteti në bazë të fondeve të depozituara në bankat e huaja prej mbi një miliard dollarë. Të dy u dënuan me vdekje dhe pasuria e tyre u konfiskua. Të pandehurit nuk e njohën legjitimitetin e gjykatës, për pasojë refuzuan edhe ta apelojnë vendimin.
Vendimi u vu në ekzekutim rreth orës 15:45, në njësinë ushtarake në Targovishte, ku ata mbaheshin të burgosur që prej datës 23 dhjetor. Tetë parashutistët e zgjedhur nga koloneli Ioan Suciu, komandant i UM 01482 dhe i mikro-garnizonit Boteni, tërhoqën këmbëzën e armës. Në murin e rrethimit të trupave të Gardës, të bërë shoshë nga plumbat, Nicolae dhe Elena Ceausescu gjendeshin të vdekur në asfalt nën një re pluhuri, me palltot e tyre të lyera me gjak.
Vite më vonë, në një intervistë të vitit 1997 dhënë në gazetën “The New York Times”, Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, tregoi ndjenjën (tmerrin) që ajo përjetoi në kohën e ekzekutimit të bashkëshortëve Ceausescu. Tmerri për të parë të paimagjinueshmen, bëhet realitet.
“Mendova se një gjë e tillë (rënia e komunizmit – n.m.) nuk do të ndodhte kurrë këtu. Por pasi pashë se çfarë ndodhi në Rumani, kuptova që është e mundur”, deklaroi e veja e diktatorit shqiptar.
Nexhmije Hoxha, me nofkën “Pantera e Zezë”, shpesh krahasohej me Elena Ceausescun.
“Në galerinë e errët të grave të tiranëve, Gadishulli Ballkanik ka dy modele: Elena Ceausescu, në Rumani dhe Nexhmije Hoxha në Shqipëri. E para u bë një model i injorancës dhe mendjes së ngushtë, e fiksuar pas idesë për të marrë tituj shkencorë – por sa më shumë tituj merrte, aq më qesharake bëhej. E dyta u shqua për vogëlsinë e saj dhe mizorinë e pashembullt, gjë që i bëri shqiptarët ta quajnë ‘Pantera e Zezë’”, shkruan shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare në parathënien e librit ‘Zonja e zezë, Nexhmije Hoxha’, shkruar nga Fahri Balliu.
Në fakt, midis dy diktaturave, asaj të Rumanisë dhe asaj të Shqipërisë ka shumë ngjashmëri.
Në librin “Stalinizmi për përjetësi”, eksperti në rrymat revolucionare Vladimir Tismaneanu paraqet pikën e konvergjencës së tipologjive tiranike të mishëruara nga të dy diktatorët: “Megjithëse trashëgimia teorike leniniste u përdor në Rumani më pak sesa në vendet e tjera, Ceausescu kurrë nuk braktisi rregullat e vendosura nga bolshevikët pas vitit 1921: eliminimin e çdo forme të demokracisë brenda partisë, centralizmin burokratik dhe gjithëfuqinë e sekretarit të përgjithshëm. Ai nuk mund të pranonte veprimtaritë fraksioniste dhe kishte një vizion militarist për rolin dhe strukturën e partisë. Meqenëse në mendjen e tij partia dhe udhëheqësi ishin një dhe e njëjta, adhurimi i partisë nënkuptonte në mënyrë të nënkuptuar hyjnizimin e udhëheqësit. Ritualet bizantine të hyjnizimit ndërthureshin me referencat e ortodoksisë marksiste-leniniste, ndërsa shërbëtorët e përulur garuan me njëri-tjetrin në lavdërimin e vlerave dhe ‘mprehtësisë’ së udhëheqësit. Me përjashtim të Enver Hoxhës, asnjë udhëheqës tjetër i Evropës Lindore të epokës post-staliniste nuk ka arritur të konceptojë një adhurim të tillë personaliteti kaq sistematik dhe teatral”. /Euronews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRussell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
BIR
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”
Shoqet e mia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe