LAJMI I FUNDIT:

Rufki Suma, kryetari që mbajti premtimet

Rufki Suma, kryetari që mbajti premtimet
Rufki Suma. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në emisionin “Jeta në Komunë” me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, u diskutua për realizimin ose jo të premtimeve të dhëna në zgjedhjet elektorale.

Kryetari kishte premtuar se do të regjistronte pronën në emër të përbashkët me gruan e tij dhe këtë e ka bërë.


“Deri para dy-tre viteve kanë qenë pronat në emër të prindërve. Tani shtëpia dhe trualli janë në emrin tim, tani ligji na obligon që pasuria të jetë në emër të përbashkët. Në momentin që e vlerësojmë që është arsyeshme do ta bëjmë.  Nëse është deri në shkurt afati do t’i përmbahem afatit”, kishte thënë ai.

Komuna e Hanit të Elezit deri para pak viteve ka qenë komuna e cila nuk ka pasur çerdhe për fëmijët. Tani çerdhja nuk është funksionale, mirëpo kryetari ka mbajtur premtimin për ndërtimin e saj.

“Tani është në ndërtim e sipër çerdhja e fëmijëve në Han te Elezit, ku besojmë që nëse këtë vit nuk përfundon pranverën e vitit tjetër duhet të përfundojë dhe të jetë e që në shtatorin e vitit tjetër, me fillimin e vitit tjetër shkollor, me siguri.”, ka premtuar Suma.

Gjithashtu ishte thënë se salla e sportit pranë shkollës fillore “Ilaz Thaçi” është funksionale dhe kjo ka ndodhur.

“Pranë shkollës fillore “Ilaz Thaçi” me ndihmën e Komisionit Evropian është ndërtuar edhe salla e sportit, e cila është funksionale”, kishte deklaruar ai./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori