LAJMI I FUNDIT:

Zogjtë e ngordhur “përmbytin” shtetin amerikan, arsyeja është një mister

Zogjtë e ngordhur “përmbytin” shtetin amerikan, arsyeja është një mister

Biologët nga New Mexico lëshuan alarmin pasi mijëra zogj të ngordhur u gjetën në ditët e fundit.

Profesoresha e Universitetit Shtetëror të New Mexico, Martha Desmond, tha për mediat lokale se arsyeja e vdekjes masive ishte një mister, por që mund të kishte lidhje me tymin e zjarrit ose motin e ftohtë.


“Numri i zogjve të ngordhur tani mund të jetë në miliona”, tha ajo.

Shkencëtarët kanë raportuar se popullatat e zogjve të Amerikës së Veriut kanë rënë masivisht në vitet e fundit.

Biologët shtetërorë u kanë kërkuar njerëzve që t’i raportojnë nëse vërejnë zogj të ngordhur për kërkime të mëtejshme.

Sipas dëshmitarëve, disa zogj, përfshirë zogjtë shtegtarë, dallëndyshet dhe zogjtë blu, u sollën çuditshëm para se të vdisnin.

“Është shkatërruese. Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq të tmerrshme në jetën time”, tha Desmond për KRQE-TV.

Shtetet fqinje jugperëndimore të tilla si Colorado, Arizona dhe Teksas gjithashtu raportuan një rritje të numrit të ngordhjes së shpendëve.

Tymi nga zjarret në pyje mendohet se ka kapur mushkëritë e zogjve ose i ka detyruar ata të ndryshojnë rrugët e migrimit.

Mund të jetë faji edhe te reshjet e fundit të borës në Kolorado, tha Desmond, duke shtuar se ata nuk do të dinë më shumë derisa të studiojnë kufomat e kafshëve.

Ndërkohë, Shërbimi Pyjor i SHBA-së në Pyllin Kombëtar Santa Fe ka apeluar për ndihmë publike.

“Ngordhja e pashpjegueshme e zogjve shqetëson shumë biologët e botës së egër”, tha Shërbimi Pyjor dhe u kërkoi njerëzve të mbledhin të dhëna për zogjtë që gjejnë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori