Meqë është verë, mos harroni të shtoni këto fruta antitumorale në dietën tuaj

Frutat janë një prej ushqimeve më të shëndetshme që natyra na ka dhuruar. Secila prej tyre është plot benefite për trupin tonë. Na japin vitamina dhe minerale që trupit tonë i duhen për të qenë në formë të mirë
Disa prej tyre mund të përballojnë një prej sëmundjeve më delikate që ekziston: tumorin, i cili merr jetën e shumë njerëzve çdo vit.
Kështu që do t’ju tregojmë disa fruta anti-tumorale që duhet të shtoni në dietën tuaj për të parandaluar këtë sëmundje.
Boronicat
Mes frutave më të mira antitumorale janë boronicat, shumë të pasura me antioksidantë. Më specifikisht, antioksidanti prezent në boronica është antocianina. Së bashku me acidin elagjik dhe uroliteve, boronicat ndihmojnë për të minimizuar dëmin e radikaleve të lira në ADN, që mund të shkaktojnë kancerin.
Minimizojnë zhvillimin e qelizave tumorale të gojës, zorrës së trashë, gjoksit dhe prostatës. Vitamina C është një tjetër element që redukton kancerin dhe gjendet me bollëk në këto fruta të vegjël. Lufton radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, ndërsa parandalon formimin e tumoreve.
Rrushi
Rrushi zë vendin e dytë në vendin e frutave antitumorale dhe duhet ta përfshini në dietën tuaj sa herë të mundeni. Në cipën e rrushit gjendet një përbërës natyral i quajtur resveratrol. Ky komponent është më i pranishëm tek rrushi i kuq dhe vjollcë.
Është treguar që trajtimi i qelizave kancerogjene të zorrës së trashë me komponimet e resveratrolit redukton në mënyrë domethënëse aktivitetin e dekarboksilazës së ornitinës. Kjo enzimë është çelësi për rritjen e qelizave tumorale, kështu që sa më pak prej saj, aq më mirë është.
Avokado
Duke qenë e pasur me acide yndyrore, avokadoja bën pjesë në grupin e frutave antikancerogjene. Është një burim i mirë i glutationit, një antioksidant. Ndihmon në eliminimin dhe shkatërrimin e radikaleve të lira që mund t’i japin origjinë qelizave tumorale. Avokadoja ka dhe sasi të larta të vitaminës C që gjithashtu mban larg radikalet e lira dhe mbron ADN-në qelizore, kështu parandalon formimin e tumoreve.
Karotenoidet e gjetura tek avokadoja ndalojnë zhvillimin e tumoreve të prostatës, kancerit të gjirit dhe kavitetit oral, këshillon Living.
Ananasi
Një prej frutave antikancerogjene të preferuara nga të gjithë është anansi. Ky frut ekzotik përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe ka aftësinë për të eliminuar qelizat kancerogjene dhe lë vetëm ato të shëndetshme.
Bromelina ka veti të mëdha anti-inflamatore dhe është efektive për luftimin e dhimbjeve të ekstremeve. Kjo do të thotë që përfitojnë dhe ata që vuajnë nga artriti.
Efekti anti-inflamator dhe atnikoagulant i bromelinës rrit imunitetin tuaj. Kjo e bën trupin tonë edhe më efektiv në luftën kundër kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker