LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Romës fton publikisht Nainggolanin të rikthehet: Jemi duke të pritur ty, po na mungon si lider

Mbrojtësi i Romës fton publikisht Nainggolanin të rikthehet:  Jemi duke të pritur ty, po na mungon si lider
Radja Nainggolan. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Radja Nainggolan mund të rikthehet te Roma gjatë afatit kalimtar të verës.

Pasi kanë kaluar dy vite prej largimit të tij nga Giallorosët, belgu po flitet se mund të rikthehet në kryeqytetin italian.


Fillimisht Nainggolan kaloi një sezon te Interi, ndërsa aktualisht është i huazuar ta Cagliari.

Roma po mendon rikthimin e tij, ndërsa edhe vet Nainggolan që është i dashuruar me Giallorosët ka shprehur gatishmërinë të rikthehet në Olimpico edhe për një pagë më të ulët.

Radja Nainggolan . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

31-vjeçari e ka uruar për ditëlindje mbrojtësin brazilian Juan Jesus, ndërsa ky i fundit publikisht ka kërkuar rikthimin e tij te Roma.

“Urimet më të mira njeriu im, shihemi së shpejti”, ka shkruar Nainggolan në Instagram.

“Ne jemi duke të pritur ty, po mungon lideri i dhomës tonë”, i ka kthyer përgjigjen braziliani.

Kjo ka mjaftuar që tifozët e Romës t’ia mësyjnë komenteve në Instagram duke kërkuar rikthimin e belgut.

Radja Nainggolan dhe Juan Jesus

Nainggolan kaloi katër vite e gjysmë te Roma, ndërsa ai u bë njëri nga lojtarët më të dashur nga tifozët verdhekuq.

Roma mund ta rikthejë atë në Olimpico, por duhet që të paguajë 15 milionë euro te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori