LAJMI I FUNDIT:

Posta e Maqedonisë përgatit sistem të ri për kontabilitet të posaçëm dhe alokim të kostove

Posta e Maqedonisë përgatit sistem të ri për kontabilitet të posaçëm dhe alokim të kostove

Kanë filluar aktivitetet për përcaktimin e sistemit të duhur për llogaritjen e posaçme dhe alokimin e kostove të
operatorit kombëtar Posta e RMV-së. Ky aktivitet duhet të përmirësojë funksionalitetin e zyrës postare, si bartës të shërbimit universal postar në vend dhe të ndihmojë liberalizimin e plotë të tregut postar, proces i planifikuar për
fillimin e vitit të ardhshëm dhe deri më tani i shtyrë pesë herë.

Drejtoresha e Agjencisë për Posta, Biljana Avramovska Gjoreska, për MIA-n deklaroi se aplikimi i sistemit për kontabilitet të posaçëm dhe alokimin e kostove ka përfitim të konsiderueshëm, si për AP-në si rregullator dhe për ofruesin e shërbimit universal.


“Ky sistem do të lejojë gjithashtu që ofruesi i shërbimit universal të zhvillojë një skenar, d.m.th të llogarisë koston neto të ofrimit të shërbimit universal, i cili është një barrë e padrejtë financiare dhe që duhet të kompensohet në përputhje me rregulloret”, deklaroi Avramovska Gjoreska.

Me liberalizim të plotë të tregut postar, Posta e RMV-së duhet të humbasë ekskluzivitetin në çmimin e shërbimeve të rezervuara postare, të cilat përfshijnë marrjen, transferimin dhe dërgimin e dërgesave të korrespondencës (letrat dhe
kartolinat), si dhe dërgesat e postës drejtpërdrejtë deri në 50 gramë.

Tuining projekti për përmirësimin e kapacitetint të AP-së u zbatua në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit, dhe Çështjeve Urbane të Mbretërisë së Spanjës dhe ekspertëve nga Posta e Spanjës.

Siç informoi Avramovska Gjoreska, përveç përcaktimit të sistemit të përshtatshëm për kontabilitet të posaçëm dhe alokimin e kostos, mes rezultateve të Tuining projektit janë dhe rregullimi i përmirësuar i tregut postar në pritje të liberalizimit të plotë, zbatimi i plotë i Legjislacionit evropian në fushën e shërbimeve postare, deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, rekomandimet për përmirësimin e procedurave ekzistuese, baza për aktivitete dhe zhvillime të mëtutjeshme, roli i përforcuar i Agjencisë në fushën e mbikëqyrjes ndaj operatorëve postarë

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori