Hummer që do duhej të prezantohej sot, ka një mundësi shumë të ngjashme me Jeep
Brendia e kësaj makine që mbushet me rrymë, tregon se kulmi saj mund të largohet
GMC kishte planifikuar që në datën e sotme, ta prezantonte Hummerin e ri që mbushet me rrymë, për të rivalizuar me Tesla Cybertruck, Ford F-150 dhe Rivian R1T, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e situatës me coronavirus, kjo makinë nuk ka mundur të prezantohej, ndërsa lansimi i saj nuk pritet të ndodhë gjatë këtij viti.
Mirëpo, GMC nuk do të lejojë që të harrohet kjo makinë, të cilën e kemi parë kohë me parë dhe ka një kulm me panele xhami. Tani, GMC e ka shfaqur një pjesë të brendisë, që duket se ka një mundësi të ngjashme me Jeep Wrangler apo Gladiator.
Gjithçka që thuhet, është se panelet e xhamit largohet me lehtësi dhe ofrojnë një mundësi shumë freskuese gjatë udhëtimit. Derisa, nuk janë bërë të dhëna konkrete, duke mos lënë të kuptohet se si do të funksionojë.
Bazuar në pamjen e ofruar, shihen katër panele të ndryshme, të cilat mund të largohen, si dhe strukturën në formën e shkronjës T, e cila mbetet e zbuluar dhe ofron vozitje me kulm të hapur.
Janë tre motorë elektrikë brenda këtij Hummeri, që i mundësojnë të prodhojë deri në 1,000 kuaj fuqi, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund të arrijë për tre sekonda.
Dukja e këtij Hummeri, ka mbetur në përgjithësi e njëjtë me modelin e mëparshëm, por pritet që teknologjia të jetë e lartë dhe të ofrojë vozitje shumë të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Tesla e paditi Teslën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'