Duke filluar nga janari 2020, Fondacioni BONEVET Gjakovë dhe Fondacioni BONEVET Kaçanik kanë filluar implementimin e projektit “Edukimi pa Barriera” i cili do t’u mundësojë më shumë se 200 fëmijëve nga grupet e margjinalizuara dhe komunitetet të bëhen pjesë e aktiviteteve edukuese në BONEVET.
BONEVET ofron një mjedis miqësor për të krijuar dhe stimuluar kureshtjen, imagjinatën dhe krijimtarinë e fëmijëve, duke i inkurajuar që të mësojnë përmes lojës, të zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe sociale, të fitojnë eksperiencë në punën ekipore dhe në aftësitë menaxhuese me anë të përdorimit teknologjive të avancuara si mjete edukative.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të mbështesë fëmijët dhe të rinjtë nga grupet e margjinalizuara dhe komunitetet pakicë dhe ti përfshijë ata në edukim praktik, duke i fuqizuar të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në të ardhmen sociale, ekonomike dhe politike të vendit.
Kjo planifikohet të arrihet me anë të pjesëmarrjes të më shumë se 200 fëmijëve nga komunat e Gjakovës dhe Kaçanikut në klasat dhe aktivitetet në STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë), përgjatë një periudhe 12 mujore, mundësuar edhe nga bashkëpunimet e ngushta me Drejtoritë e Arsimit në komunën e Gjakovës dhe komunën e Kaçanikut.
Të gjitha këto aktivitete mësimore do të ofrohen pa pagesë për pjesëmarrësit, të cilëve u mbulohet edhe transporti nga shkolla deri në BONEVET dhe anasjelltas.
Granti për këtë projekt është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur