LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet klimatike kanë bërë që Arktiku të ngrohet dhe të bëhet i gjelbër, bimët dhe pemët po e mbushin hapësirën që dikur ishte e ngrirë

Ndryshimet klimatike kanë bërë që Arktiku të ngrohet dhe të bëhet i gjelbër, bimët dhe pemët po e mbushin hapësirën që dikur ishte e ngrirë

Ekologët janë në ‘alarm të kuq’ pasi temperaturat e ngrohta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike bëjnë që Arktiku të bëhet më i gjelbër.

Arktiku është një hapësirë e gjerë dhe e joprodhuese e tokës së ngrirë, por temperaturat gjithnjë e më të larta, tani po mundësojnë që lulet të lulëzojnë, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit të ri, bimë dhe pemë janë gjetur në zona të ndryshme, ku më parë ka pasur vetëm shtresa të trasha akulli. Fenomeni shqetësues – i quajtur “Gjelbërimi i Arktikut” – po studiohet nga studiuesit që po përdorin dronë dhe satelitë.


Zonë e gjelbëruar në Arktik

Një grup prej 40 shkencëtarësh nga 36 institucione, të udhëhequr nga dy hulumtues të National Geographic, janë prapa këtij projekti të madh. Derisa temperaturat e verës po e ngrohin Arktikun, dëbora po shkrihet më herët dhe bimët po vijnë më shpejt në pranverë.

Autorja kryesore e studimit, Dr Isla Myers-Smith, eksperte e gjeografisë në Universitetin e Edinburgh, tha se ‘teknologjitë e reja, duke përfshirë sensorë në aeroplanë dhe satelitë, po u japin mundësi shkencëtarëve të gjurmojnë modelet e reja të gjelbërimit, të gjetura në piksele satelitore që mbulojnë madhësinë e fushave të futbollit’.

Tani zona shumë të mëdha me gjelbërim e kanë përfshirë Arktikun, derisa po vazhdojnë të zgjerohen edhe më shumë, meqë temperatura nuk po mund të ulet për 1.5 gradë Celsius, ashtu siç e parashet Marrëveshja e Parisit. /Telegrafi/