LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takohet me Kosnett: Kosova është me fat që e ka në krahë SHBA-në

Haradinaj takohet me Kosnett: Kosova është me fat që e ka në krahë SHBA-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook ka shkruar se me ambasadorin kanë biseduar për aktualitetin politik në vend, dhe agjendën e vizitës së tij në SHBA.

“Sot në mesditë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë takova Ambasadorin Philip Kosnett për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe agjendën e vizitës sime në SHBA për javën e ardhshme”, ka shkruar ai.


Haradinaj ka theksuar se Kosovës është me fat që ka në krahë SHBA-në./Telegrafi/