LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ligji për drogat bllokohet në komision

Maqedoni, ligji për drogat bllokohet në komision
Foto ilustrative

Komisioni i Kuvendit për shëndetësi nuk e zhvilloi debatin për ligjin për droga, kështu që zënkat partiake mes pushtetit dhe opozitës u zhvendosën në qendrën e konferencave për shtyp të Kuvendit.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, apeloi që LSDM ta tërheqë ligjin, duke thënë se i njëjti është vetëm për dobitë e familjes së Zoran Zaevit, përkundër interesave të shumicës së qytetarëve.

“Kemi plantacione të drogave që i posedojnë familja Zaev në Sveti Nikollë, Vallandovë, avokati i Zaevit ka plantacione në Strumicë dhe gjithë kjo në llogari të shëndetit publik dhe në llogari të qytetarëve. Ne kemi nevojë për investime dhe BE-në, e jo për Kolumbi, jo për terapi Metadoni për të rinjtë tonë”, deklaroi Vllatko Gjorçev.


Gjorçevit iu përgjigj deputetja e LSDM-së Jagoda Shahpanska, e cila i kujtoi se ligjin për droga dhe substanca narkotike për qëllime mjekësore e ka miratuar OBRM-PDUKM-ja në vitin 2016. Në këtë propozim-ligj, pohon ajo, vetëm përcaktohen disa kushte për prodhimtarinë dhe lëshimin në qarkullim për qëllime mjekësore.

Nga ana tjetër, prodhuesit e lules së kanabisit për qëllime mjekësore bëjnë presion për miratim sa më të shpejtë të ligjit para zgjedhjeve. Humbjet e deritanishme për shkak të pamundësisë së eksportit ata i vlerësojnë në 50 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori