LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari prezanton gjashtë transferime të reja

Flamurtari prezanton gjashtë transferime të reja
Përforcimet e reja të Flamurtarit (Foto: KF Flamurtari/Facebook)

Klubi kryeqytetas, Flamurtari ka bërë plot gjashtë goditje në afatin kalimtar të janarit.

Klubet tashmë janë në vlugun e përgatitjeve para nisjes së sezonit pranveror në Ipko Superligën e Kosovës.

Disa skuadra kanë kryer tashmë punën e transferimeve dhe disa tjera janë ende duke punuar në atë drejtim.


Të gjitha lajmet rreth Flamurtarit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Flamurtarit

Kuqezinjtë e Flamurtarit si duket kanë vendosur ta përfundojnë punën e transferimeve për një ditë, duke prezantuar gjashtë prurje të reja.

Është vet faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, e cila ka zyrtarizuar gjashtë transferimet e reja në këtë afat kalimtar.

Flamurtari shpreson të mbetet në Superligë

“Mirësevini në K.F. FLAMURTARI! Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arbër Mustafa, Bajram Shala, Donat Hasanaj, Lubomir Gucev”, shkruan në njoftimin e Flamurtarit.

Në prezantimin e lojtarëve ishte edhe drejtori Agim Hasani dhe drejtori sportiv Arbnor Morina. /Telegrafi/