LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e madhe në Prizren: “Jetimat e Ballkanit”, në 10 vjetorin e punës së tyre dhurojnë 128 shtëpi

Ngjarje e madhe në Prizren: “Jetimat e Ballkanit”, në 10 vjetorin e punës së tyre dhurojnë 128 shtëpi

Në një dekadë punë të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në një ngjarje krejt speciale, sot me fillim prej orës 13:00, do të dhurohen çelësat për 128 familje në nevojë, nga të gjitha trevat shqiptare.

Ngjarja do të mbahet në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, në një atmosferë festive, ku do të marrin pjesë numër i madh i personaliteteve nga jeta publike dhe artistike shqiptare, e shoqëruar me një program argëtues.


Ngjarja ishte paraparë të ndodhë me 28 nëntor, në nder të Ditës së Flamurit, por tragjedia në Shqipëri kishte bërë që ky event të shtyhet për më vonë.

Ndryshe, “Jetimat e Ballkanit”, llogaritet njëra nga iniciativat më të mëdha humanitare në trojet shqiptare, e cila ka bërë deri më tani rreth 800 familje me kulm mbi kokë, duke arritur të fitojë besimin e donatorëve shqiptarë anë e kënd botës.

Në videon më poshtë mund ta shikoni dokumentarin e realizuar për 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori